Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Gjuha e papërshtatshme e politikanëve gjatë fushatës elektorale, gjobiten tri parti politike

1 vit ago
in Kosovo
Gjuha e papërshtatshme e politikanëve gjatë fushatës elektorale, gjobiten tri parti politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në njoftim thuhet se një kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike ka nxitur urrejtje ndaj lëvizjes Vetëvendosje duke shpëndarë në rrjetet sociale një video ku është bërë krahasimi i personalitetit të kryetarit Vetëvendosjes Albin Kurti me figurën e Adolf Hitlerit.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmëirnë e Kosovës, sipas këtj Paneli, ka nxitur urrejtje ndaj zotit Kurti përmes gjuhës denigruese të përdorur nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe kandidati për deputet Ardian Gjini.

Sipas Panelit, Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Lidhjes Demokratike gjatë një fjalimi në qytetin e Pejës.

Sipas ligjit në fuqi gjobat e përcaktuara nga PZAP, të cilat mund të arrijnë deri në 50 mijë euro, duhet të paguhen nga subjektet politike brenda 15 ditësh.

Të gjitha shkeljet ndodhën brenda pesë ditëve të para të fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.

Vullnet Bugaqku nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, i tha Zërit të Amerikës se është i mirëpritur një rol më aktiv i PZAP-së për të parandaluar gjuhën e urrejtjes që mund të nxisë edhe tensione.

“Mendoj se këto vendime do të jenë një shembull i mirë që politikanët apo kandidatët për deputetë apo kryeministër të Kosovës të ndërgjegjësohen që gjatë tubimeve publike të mos shprehen në mënyrë vulgare apo të vrazhdë ndaj kundërshtarëve politik sepse kjo reflekton tensione edhe gjatë fushatës dhe mund të nxisë probleme edhe më të mëdha sesa që janë evidentuar deri më tani”, tha ai.

Bugaqku sqaron se Ligji për Zgjedhjet ndalon përdorimin e një gjuhe të tillë.

“Vendimet e PZAP-it kur shqiptohen gjoba janë vendime të ekzekutueshme e të plotfuqishme, nuk ka mjet të rregullt të ankesës ndaj tyre sepse nuk ka një shkallë të dytë. Megjithatë këto vendime mund të atakohen në Gjykatën Supreme dhe përderisa vendosë kjo gjykatë vendimet mbeten në fuqi”, thotë ai.

Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës

TË LIDHURA

Presidentja shpërndau Parlamentin, Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Kosovo

Presidentja shpërndau Parlamentin, Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

14:23 | 09/03/2026
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, reagon Grenell: Lajm i shkëlqyer, Thaçi për kryeministër
Kosovo

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, reagon Grenell: Lajm i shkëlqyer, Thaçi për kryeministër

13:17 | 07/03/2026
Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve
Kosovo

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

18:32 | 06/03/2026
Next Post
Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

Projekti i ri në oborrin e QSUT, tender për ndërtimin e dy godinave me 5 kate për parkim dhe hotel

Projekti i ri në oborrin e QSUT, tender për ndërtimin e dy godinave me 5 kate për parkim dhe hotel

KPA rrëzon vendimin e KPK-së, rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës

KPA rrëzon vendimin e KPK-së, rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK
Aktualitet

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

by mirseda
14:50 | 09/03/2026
0

SPAK ka publikuar një raport ku evidenton disa sfida të rëndësishme në funksionimin e saj, të cilat...

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

14:30 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com