Autoritetet ruse kanë deklaruar se kanë arrestuar një person të dyshuar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase”, lidhur me shpërthimin e makinës që vrau gjeneralin rus Yaroslav Moskalik të premten.
Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) publikoi një video nga momenti i arrestimit, ku pretendon se i ndaluari kishte blerë automjetin që më pas shpërtheu në Balashikha, afër Moskës.
FSB e akuzon të arrestuarin për vendosjen e bombës në makinë, ndërsa sipas medias ruse TASS, shpërthimi është aktivizuar nga territori i Ukrainës.