Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

1 muaj ago
in Kosovo
Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës të dielën, duke theksuar se tensioni ishte i ndjeshëm gjatë seancës që nisi me mbi një orë vonesë.

Në artikull thuhet se “për herë të tretë në karrierën e tij politike, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkonte të zgjidhej kryeministër i vendit ballkanik”. Rezultati: një dështim që ishte i pritshëm. Vetëm 56 deputetë votuan për formimin e kabinetit të tij, 52 ishin kundër, ndërsa 4 abstenuan.

Kështu, Kurti nuk arriti shumicën e nevojshme prej 61 votash në një parlament me gjithsej 120 vende. ”Sipas “Berliner Zeitung”, votimi mund të shihet si “një simptomë e një krize politike më të thellë në Kosovë”. Më tej shtohet se “prej më shumë se 9 muajsh, bllokadat institucionale dhe përplasjet partiake e kanë paralizuar vendin. Kurti, që nga viti 2020 udhëheq shtetin e ri ballkanik si Kryeministër, konsiderohet nga shumë analistë si shkaku kryesor i kësaj ngecjeje.

”Qasja e tij “shpesh e ashpër dhe konfrontuese ndaj kundërshtarëve politikë e ka mbajtur Vetëvendosjen – pavarësisht humbjeve – si forcën më të madhe politike në vend, por njëkohësisht e ka bërë pothuajse të pamundur krijimin e koalicioneve”, shkruan gazeta.

Politikanë të rëndësishëm të opozitës nga partitë kryesore parlamentare “e kanë përjashtuar bashkëpunimin me Albin Kurtin prej vitesh”.

Tani, zgjidhja e krizës i takon presidentes Vjosa Osmani, e cila ka detyrimin që brenda dhjetë ditësh të emërojë një kandidat të ri për formimin e qeverisë. “Nëse dështon edhe kjo përpjekje, Kushtetuta parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh”, shkruan “Berliner Zeitung”, duke theksuar se tashmë “po shtohen zërat që e shohin këtë si të vetmen mundësi të besueshme për ta nxjerrë vendin nga bllokimi politik.”

Besimi i brishtë i aleatëve

Sipas artikullit, “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përpoq të zbusë dëmin politik që mund të shkaktojë kjo situatë.” Më tej thuhet se “ajo reagoi me ‘keqardhje të thellë’ ndaj vendimit të SHBA-së dhe theksoi se marrëdhëniet me Washingtonin janë ‘pjesë thelbësore e shtetësisë dhe identitetit kombëtar të Kosovës’.” “Por domethënia simbolike e këtij zhvillimi është e madhe,” thekson “Berliner Zeitung”.

“Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është konsideruar themel i sovranitetit të Kosovës. Fakti që Washingtoni po shpreh publikisht dyshime mbi besueshmërinë politike të qeverisë në Prishtinë, shënon një pikë kthese të rëndësishme”. Media gjermane shton se “edhe Bashkimi Evropian ka treguar pak durim kohët e fundit, gjë që reflektohet në bllokimin e fondeve të ndihmës për Kosovën.”

“Për ekonominë e brishtë të vendit, kjo është një zhvillim i rrezikshëm. Me rreth 1.7 milionë banorë, Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës, me papunësi të lartë dhe emigrim të madh të të rinjve. Edhe pse situata ekonomike është përmirësuar disi vitet e fundit, mungesa e mbështetjes së jashtme mund të sjellë rënie të ndjeshme të investimeve dhe humbje të besimit të investitorëve ndërkombëtarë – një besim që edhe ashtu ka qenë i brishtë,” – përfundon artikulli i “Berliner Zeitung”. /Ekonomia Online

TË LIDHURA

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së
Kosovo

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
FOTOLAJM/ Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, Prishtina “vishet” kuq e zi!
Kosovo

FOTOLAJM/ Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, Prishtina “vishet” kuq e zi!

16:36 | 28/11/2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet se…
Kosovo

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet se…

15:01 | 27/11/2025
Next Post
Seanca paraprake për Erion Veliaj, do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj tij

Seanca paraprake për Erion Veliaj, do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj tij

DW: Izraeli dëshiron të vendosë vetë për trupat ndërkombëtare

DW: Izraeli dëshiron të vendosë vetë për trupat ndërkombëtare

Minatorët e Spaçit në ditën e17-të protestës, drejtuesit e kompanisë i kërcënojnë me largim nga puna

Minatorët e Spaçit në ditën e17-të protestës, drejtuesit e kompanisë i kërcënojnë me largim nga puna







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut
Politikë

Berisha paralajmëron: Në 12:00 do të denoncoj skandalin e madh të Ramës dhe Ballukut

by mirseda
11:22 | 01/12/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat dënoi skandalin “balluku”. Gjatë fjalës së tij,...

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

Berisha: Iliri ndoshta di më shumë se unë për ’21 Janarin’. Çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

11:14 | 01/12/2025
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 49-vjeçarja

09:33 | 01/12/2025
Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë

Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë

09:25 | 01/12/2025
Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.

Gjendet i vdekur tregtari i njohur i antikiteteve dhe gruaja e tij në Firence, plagë thike në trup.

09:02 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com