Pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot”, ndoshta as nesër, dhe “nuk dihet kur do të hapet”. Kështu ka deklaruar një burim nga siguria izraelite, sipas asaj që raporton Ynet nw Izrael. Sipas këtij burimi, një rihapje “nuk do të ishte e mundur as nga pikëpamja logjistike”, sepse “duhet të shkohet në vend për të kryer kontrolle dhe të dërgohet një ekip zbulimi, gjë që kërkon kohë. Mund të parashikohet që edhe nesër do të vendoset mbajtja e mbyllur e kalimit kufitar të Rafah”.
Sipas të njëjtit burim, 600 kamionë me ndihma humanitare po hyjnë përmes pikës kufitare Kerem Shalom, në përputhje me marrëveshjen.
Ky version bie ndesh me informacionin e publikuar mëngjesin e sotëm nga televizioni izraelit Kan, sipas të cilit qeveria izraelite kishte vendosur të anulonte sanksionet ndaj Gazës të parashikuara për sot – përfshirë kufizimin e ndihmave humanitare dhe mbylljen e pikës kufitare Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit – pas kthimit nga Hamasi të katër trupave të pengjeve të vdekur.