Galatasaray e ka seriozisht. Klubi turk kërkon transferimin e Alvaro Moratës nga Milani.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, të dyja palët po negociojnë dhe mund të ketë shumë shpejt një marrëveshje.
Galatasaray është i gatshëm të plotësojë dëshirat e Moratës dhe gjithashtu, edhe të kuqezinjve, në mënyrë që të sigurojë shërbimet.
32-vjeçari, në sezonin e parë në Milano ka luajtur 16 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 5 gola.
Ndërkohë Milan po punon që të afrojë Santiago Gimenez, dëshirën e madhe të Conseicaos për sulmin.