Rrjetet sociale janë përfshirë nga thashethemet pasi marrëdhënia mes këngëtareve të njohura Fifi dhe Egli Tako duket se ka marrë fund.
Dy artistet, të cilat deri vonë shiheshin si mikesha të ngushta dhe bashkëpunëtore në muzikë, bënë një veprim që nuk i shpëtoi syrit të fansave: hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram.
Ky detaj mjaftoi që të shpërthenin komentet e ndjekësve, të cilët pyesin se çfarë ka ndodhur mes dyshes që deri dje dukeshin të pandara.
Vetëm pak orë më pas, Fifi reagoi përmes një postimi në InstaStory, ku la të kuptohej se “thumbi” i saj ishte drejtuar pikërisht ndaj Eglit. Postimi u lexua si një ironi e qartë, duke e bërë edhe më të fortë bindjen e publikut se miqësia e tyre ka marrë fund.
Ende nuk ka një reagim nga Egli Tako, ndërsa fansat presin nëse kjo përplasje do të marrë rrugë publike apo do të mbetet thjesht një krizë momentale mes dy artisteve.