Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

(FOTO) Kalaja e Beratit, atraksion turistik drejt rritjes

8 vjet ago
in Kultura
(FOTO) Kalaja e Beratit, atraksion turistik drejt rritjes

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike, e cila ka një numër vizitorësh që vjen gjithnjë në rritje, duke e kthyer në një pikë gjithnjë e më tërheqëse për turistët vendas, por sidomos për turistët e huaj. Ajo përbën një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas dhe vëmendja ndaj këtij monumenti sa vjen edhe shtohet.

Këtë e bën të ditur dhe Drejtoria Rajonale Kombëtare Kulturore Berat, e cila na tregon me anë të statistikave se sa shumë është rritur numri i vizitorëve të huaj këto vitet e fundit. Këtë shumë mirë e tregon edhe numri i vizitorëve për vitet 2015, 2016 dhe 2017.

Po të bëjmë një krahasim për periudhën kohore, janar-qershor për këto 3 vite shohim se në vitin 2015 kemi rreth 17.733 vizitorë, për vitin 2016 kemi rreth 24.704 vizitorë dhe për periudhën janar-qershor 2017 kemi rreth 33.767 vizitorë. Pra 6971 turistë më shumë për vitin 2016 dhe 9063 turistë më shumë në vitin 2017.

Berati është gjithashtu përherë i pranishëm në shkrimet që bëhen për Shqipërinë në mediat e huaja, edhe për faktin se është trashëgimi botërore e UNESCO-s. Por për vitin 2016 bie në sy një vëmendje e shtuar ndaj tij nga media si Boston Globe, Skyscanner, Through Guides, La Repubblica, etj..

Kalaja e Beratit, qyteti kështjellë i vendosur në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Osum, me një sipërfaqe prej 10 ha dhe gjatë këtij sezoni turistik pati tendencë në rritje të vizitorëve për të njohur vendbanimin protourban, të shekullin e VII-V p.e.s.

Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat për Antipatrean e lashtë, një nga monumentet më të bukur dhe të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare, shihet tendencë në rritje e numrit të vizitorëve nga viti në vit, shkruan KultPlus.

 Kjo tendencë në rritje e cila është tregues pozitiv dhe premtues për zhvillimin ekonomik te qytetit, dëshmon qartë se Kalaja historike e qytetit UNESCO, kryeson top listën e vendeve më të vizituara.

Kalaja e Beratit

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.

Kalaja është ngritur sipas një plani ne forme trekëndëshi. Kjo kala po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekullin e IV-II p.e.re. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla.

Në brendësi të kësaj kështjelle ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar këtë kështjellë. Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhes, i përket fundit të shek.XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj..

Muzeu Ikonave Onufri : Ndodhet në lagjen Kala dhe përmban disa nga shembujt më të bukur të artit fetar në Shqipëri. Muzeu u hap në vitin 1986, emrin e ka marrë prej piktorit të madh të shek. XVI te shkollës shqiptare Onufrit. Ka gjithsej tre salla, në të cilat janë vendosur ikona të shumta të shenjtorëve, si dhe tekstile e sende të vogla prej metali, objekte të punuara për përdorim gjatë liturgjisë, kapake të biblës të bërë në Berat nga mjeshtri Agathangjel Mbrica, etj.. Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

 

 

 

Tags: atraksion turistikKalaja e Beratit

TË LIDHURA

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër

14:20 | 02/10/2025
Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar
Aktualitet

Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar

14:13 | 01/10/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës
Aktualitet

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Next Post
Studimi: Deri në vitin 2100 gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga i nxehti vdekjeprurës

Studimi: Deri në vitin 2100 gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga i nxehti vdekjeprurës

Clarence Seedorf mund të jetë zëvendësuesi i De Biasit

Clarence Seedorf mund të jetë zëvendësuesi i De Biasit

Kur Lenini dhe Stalini grabisnin bankat për financimin e revolucionit bolshevik

Kur Lenini dhe Stalini grabisnin bankat për financimin e revolucionit bolshevik

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com