Barazim pa gola mes Fluminense dhe Dortmund, në ndeshjen e parë të grupit F në Botërorin e Klubeve.
Në MetLife Stadium (East Rutherford, NJ), pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që u vendosën në kërkim të golit, por nuk u treguan konkret. Edhe pjesa e dytë ishte mjaft interesante, por mungoi finalizimi.
Si ekipi brazilian, ashtu edhe ai gjerman, u pajtuan me nga një pikë në fund të ndeshjes.
Në këtë grup është edhe skuadra afrikane e Mamelodi Sundoëns dhe koreanët e Ulsan HD.