Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Floriana Garo bën denoncimin: Sekretarja shqiptare në Konsullatën në Stamboll, gruaja e “bosit” të drogës

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Floriana Garo bën denoncimin: Sekretarja shqiptare në Konsullatën në Stamboll, gruaja e “bosit” të drogës

Zëdhënsja e PD së Berishës, Floriana Garo në një deklaratë për media ka bërë një denoncim, ku shprehet se sekretarja e dytë e Konsullatës shqiptare në Stamboll, bashkëshortin e ka trafikant droge.

Sipas saj sekretarja në Stamboll Juna Harka është e martuar me shtetasin turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.

Garo u shpreh se në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëatë, Harka-Keskin, u emërua në Ambasadë dhe pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.

Deklarata e plotë:

Në fund të shkurtit, ‘ministrja e investimeve strategjike të brendshme’ dhe ‘punëve të pista të jashtme’, Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka. Emërimi në vetevete nuk është gjë e re, sepse është vazhdim i repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të shërbimit të Jashtëm.
Si shumë të tjerë e të tjera, znj. Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci.

Lajmi, dhe bëhet fjalë për lajm të keq, qëndron te fakti se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në Ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.
Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk.
Të njëtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ.
Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Pëndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë patur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij.

Emërim i zonjës Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv ku përfshihen lidhjet familjare; ajo është kushërirë e Skënder Gjinushit. Më shumë se farefisnia, bie në sy fakti që ajo emërohet pikërisht në Stamboll, atdheun e bashkëshortit të saj narko-trafikant, në kërkim nga autoritet europiane dhe në sekuestro nga ato shqiptare.

Nota Verbale për Ambasadën turke në Tiranë, për emërimin e znj. Harka në Stamboll është përgatitur në fillim të prillit. Kjo praktikë nuk gjendet, pasi është dhënë urdhër nga lart që të zhduket çdo provë që lidhet me këtë skandal.
Por, gjurmë që mbetet është fakti se më 4 prill znj. Harka-Keskin ishte në Minstrinë e Jashtme dhe tërhoqi pasaportën diplomatike. Ndërsa një ditë më pas shumica e medias përcollën njoftimin per vënien nën sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj.
Kjo është spaleta e radhës në supet ngarkuar me skandale të Olta Xhackës.
Lista është për record Guinnes në skandalistikë dh vijon si më poshtë:
dhënie e statusit investitor strategjik bashkëshortit të saj, privatizim i bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, punësim si këshilltar të mashtruesit ndërkombëtar Amant Josifi, punësim në Ministrinë e Jashtme të motrës së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përdorimit të helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore në Dibër, vendosje e automjetit të Ministrisë së Jashtme në shërbim të nënës së saj.

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal
Politikë

Lamallari kërkon propozime konkrete për Kodin e ri Penal

20:28 | 14/11/2025
Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë
Politikë

Rama: “Me Italinë ia arritëm”, ngriten grupe për njohjen e viteve të punës edhe me Greqinë

19:23 | 14/11/2025
Next Post
“Ta gëzojë Shkodra e Mali i Zi”, Petro Koçi flet për urën mbi Bunë: Moment historik

“Ta gëzojë Shkodra e Mali i Zi”, Petro Koçi flet për urën mbi Bunë: Moment historik

Një tjetër arritje! Mensa Sociale e Fundjavë Ndryshe (VIDEO)

Një tjetër arritje! Mensa Sociale e Fundjavë Ndryshe (VIDEO)

Banorët e Big Brother Vip mund të futen në librin e rekordeve Guinness

Banorët e Big Brother Vip mund të futen në librin e rekordeve Guinness







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com