Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, vlerësoi në maksimum sulmuesin e skuadrës, Lamine Yamal.
“E kam thënë shpesh: ai është një gjeni. Por është vetëm 17 vjeç dhe duhet ta ndihmojmë. Deri tani çdo gjë shkon mirë, por nëse dëshiron të luajë në nivele të larta për 15 vitet e ardhshme, duhet të stërvitet fort dhe të përgatitet mendërisht.”
“Ai është i mençur. Nuk është vetëm kënaqësi – duhet edhe punë. Dhe lojtarët me talentin e tij e kanë për detyrë këtë. Ka shembuj të mirë në ekip, si Raphinha, që ka shumë besim tek ai.”