Shitja e biletave për finalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bologna-s, e cila do të zhvillohet më 14 maj, po ecën me ritëm shumë të shpejtë.
Deri tani janë shpërndarë mbi 50 mijë bileta, ndërsa të dyja tribunat e mbështetësve, ajo e tifozëve kuqezinj dhe ajo e tifozëve kuqeblu, janë tashmë të ezauruara.
Faza e parapëlqimit për tifozët besnikë të të dy klubeve do të mbyllet zyrtarisht të martën, më 6 maj, në orën 10:00.
Ndërkohë, po atë ditë, në orën 12:00, do të nisë shitja e lirë për biletat e fundit të mbetura në dispozicion.
Sipas organizatorëve, pritet që ndeshja të luhet me stadium të mbushur plot, me një atmosferë elektrizuese në ‘Olimpico’ të Romës.