Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Familja Gjici mund të tundohet nga një ofertë e parezistueshme, zbulohet kompania që kërkon të blejë klubin e Kukësit

3 vjet ago
in Kryesore, Sport
Familja Gjici mund të tundohet nga një ofertë e parezistueshme, zbulohet kompania që kërkon të blejë klubin e Kukësit

Kukësi i këtij sezoni është shumë larg atij që janë mësuar të shohin tifozët këtë dekadë në Superiore, ku pretendonin titullin kampion.

Duket se klubi po kalon një vështirësi nga ana financiare dhe është fokusuar më shumë tek afrimi i lojtarëve të rinj dhe pa shumë përvojë. Kampionati është në prag dhe me situatën aktuale gjasat janë që blutë këtë sezon të synojnë mbijetesën dhe më pas të tentojnë vitin tjetër të rikthehen sërish pretendentë.

Humbjet e mëdha financiare këto tri vitet e fundit kanë bërë të sajën, që po reflektohet këtë sezon, ku edhe me lojtarët e sezonit të kaluar u arrit zgjidhja me marrëveshje e kontratave, për të ulur shpenzimet, pasi kishin edhe pagesa të larta. Duket se gabimet e së kaluarës me shpenzimet e tepruara dhe pa përfituar asgjë po e japin efektin e tyre këtë vit, i cili pritet të jetë i vështirë.

AKSIONET – Situata jo e mirë financiare që po kalon klubi i Kukësit ka bërë që në horizont të dalin biznesmenë të rinj që duan të investojnë në skuadër. Gazeta mëson se janë disa palë të interesuara, por deri më tani familja Gjici, e cila gëzon maxhorancën absolute, nuk ka pranuar asnjë ofertë. Ata duan ta mbajnë ende klubin, ku kanë më se 10 vite që investojnë dhe e dërguan në majat e futbollit shqiptar.

Gazeta mëson se interesimi ka qenë konkret nga disa palë dhe bëhet fjalë për investitorë të fuqishëm në vend, që duan të hyjnë në tregun e futbollit dhe e shohin Kukësin si një mundësi më të mirë investimi. Njëra prej këtyre kompanive është edhe ajo e miellit “Atlas”, të cilën e zotëron familja Domi, me origjinë nga qyteti i Kukësit. Interesim për klubin nuk kanë shfaqur vetëm biznesmenët kuksianë, por edhe të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje direkte me qytetin, por e shohin thjesht si një klub ku duan të investojnë.

Por, deri më tani këto negociata janë frenuar nga ana e familjes Gjici, që nuk kanë ndërmend ta lëshojnë skuadrën. Gjithsesi, përballë ndonjë oferte të parezistueshme, ndoshta mund të bëjnë pas dhe klubi të ketë pronarë të tjerë. Nga ana tjetër, edhe koha nuk pret, sepse kampionati është në prag dhe ata që duan ta blejnë të kenë kohën e tyre për të ndërtuar skuadrën. Pritet që brenda pak ditësh të mësohet përfundimisht se çfarë do të bëhet me këtë çështje, nëse në Kukës do të nisë një “erë” e re apo do të vazhdojë të jetë në zotërimin e familjes Gjici./Panorama Sport/

TË LIDHURA

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare
Aktualitet

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

18:22 | 14/04/2026
Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT
Aktualitet

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore
Aktualitet

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Next Post
Rama reagon pas ndërhyrjes kirurgjikale: Besoj se do të kthehem shpejt mes jush

Rama mesazh ngushëllimi presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe për humbjen e vëllait

Grupi shqiptar mashtroi 140 italianë me shitje online, SPAK zbulon skemën, si i zhvatën 4.7 mln euro

Grupi shqiptar mashtroi 140 italianë me shitje online, SPAK zbulon skemën, si i zhvatën 4.7 mln euro

Lefter Maliqi, emri i parë i Metës në primaret e PD-së

Lefter Maliqi shkon në SPAK







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare
Aktualitet

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

by mirseda
18:22 | 14/04/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka zhvilluar një takim në Vilëbashtovë me përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të...

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar nga zjarri, dërgohen në urgjencën e QSUT

18:15 | 14/04/2026
Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

18:11 | 14/04/2026
Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com