Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

7 muaj ago
in Analizë
“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t’i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën – dy milionë më shumë se vitin e kaluar.Sipas raportit numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare në dispozicion të UNHCR-së janë në të njëjtin nivel si në vitin 2015, sipas Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. “Po përjetojmë një rënie dramatike të burimeve”, thotë ai. Kjo pjesërisht për shkak të ngrirjes së kontributeve të SHBA-së, por edhe sepse vendet e tjera po kontribuojnë më pak. “Pra, kemi më pak para dhe shumë më tepër njerëz për të ndihmuar në situata shumë komplekse”, thekson Grandi.

Lufta zhvendos 14 milionë njerëz në Sudan

Një nga vendet më të prekura është Sudani. Lufta brutale ka detyruar të marrin arratinë gati 14 milionë njerëz. Mbi një milion refugjatë – kryesisht nga Sudani fqinj, janë në Etiopi. Por për sudanezët që kanë ikur në Etiopi, UNHCR-ja tani ka vetëm gjysmën e fondeve, krahasuar me vitin 2024. Kreu i UNHCR, Grandi shpjegon situatën. “Për shembull, na u desh të ndalonim të gjithë ndihmën për gratë e përdhunuara në këto luftëra – sepse programi financohej kryesisht nga SHBA-të. Kemi fëmijë të kequshqyer, trajtimi i të cilëve në spitale dhe kampe refugjatësh duhet të reduktohet në minimum në mënyrë që të krijohet shpejt vend për edhe më shumë fëmijë të kequshqyer që kanë nevojë për kujdes ekstrem.”Situatë e vështirë edhe në Afganistan e Ukrainë

Sipas raportit të fundit të UNHCR-së, Sudani është vendi me krizën më të rëndë të refugjatëve në botë. Vatra të tjera të nxehta krize përfshijnë Afganistanin, me më shumë se dhjetë milionë të zhvendosur, dhe Ukrainën, me gati nëntë milionë persona të zhvendosur. UNHCR përfshin në raport gjithashtu edhe njerëzit që janë të zhvendosur brenda vendit të tyre. Ata përfaqësojnë shumicën: Numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me mbi gjashtë milionë, sipas raportit. Shumica dërrmuese e refugjatëve – siç e konfirmon edhe një herë raporti i ri – nuk jetojnë në rajone të pasura si Evropa, por në vende të varfra si Etiopia, e cila strehon 73 përqind të refugjatëve krahasuar me vende të tjera në botë.“Por në vendet e pasura gjithmonë ekziston perceptimi se të gjithë duan të shkojnë atje – se po vjen një invazion i pakontrollueshëm i refugjatëve. Ky perceptim kultivohet me kujdes nga njerëz të caktuar në establishmentin politik që e përdorin atë për të fituar zgjedhjet”, shprehet Filippo Grandi.
Sipas një analize të kohëve të fundit nga organizata Oxfam, shtetet e G7-ës , vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore pritet të ulin shpenzimet për ndihmën zhvillimore me 28 përqind deri në vitin 2026. Përtej anës morale, këto vendime politike janë gjithashtu “shumë dritëshkurtra” në interesin vetjak kombëtar, thotë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Grandi. Sepse mungesa e ndihmës në fund të fundit do t’i shtyjë njerëzit të ikin drejt Evropës.

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”, tha Grandi. “Nëse tani na duhet të përgjysmojmë ndihmën humanitare, siç po ndodh, kjo do të çojë në lëvizje migrimi. 250,000 sudanezë janë aktualisht në Libi sepse nuk mund të marrin më ndihmë në Sudan ose në vendet fqinje. Dhe të gjithë e dimë: të shkosh në Libi do të thotë të ecësh përpara – drejt Evropës.”/DW

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025
Analizë

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

08:46 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
Next Post
GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit

GJKKO pushon padinë për “shpifje” të juristit Romeo Kara ndaj Monika Kryemadhit

Real Madridi kryeson në baste, është favorit për të fituar La Ligën në sezonin e ri…

Real Madridi kryeson në baste, është favorit për të fituar La Ligën në sezonin e ri…

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit

Akulli i Groenlandës shkrihet 17 herë më shpejt mes valës rekord të të nxehtit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com