Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Elbasani, këtë vit për trofe madhorë

10 muaj ago
in Sport
Elbasani, këtë vit për trofe madhorë

Pas një rikthimi dinjitoz në Kategorinë Superiore pas viteve në hije, Elbasani e mbylli sezonin 2024-2025 me kokën lart, duke garantuar qëndrimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar dhe duke i shkuar shumë pranë madje edhe vendit të katërt që do t’i dërgonte në Europë.

Tashmë, verdheblutë nuk janë më “të sapoardhurit” me një vit eksperiencë në elitë, teksa klubi hyn në sezonin e dytë me pritshmëri më të mëdha, qasje më ambicioze dhe një kërkesë të qartë: përmirësim. Sezoni i dytë në Superiore nuk do të jetë më eksperiment, është koha për të treguar që Elbasani e ka vendin mes më të mirëve, jo vetëm për histori, por edhe për cilësi aktuale. Me një merkato të goditur, një grup të konsoliduar dhe një qytet të tërë në mbështetje, Elbasani hyn në sezonin 2025- 2026 me një fjalë kyçe në mendje: ambicie.

Elbasani ka treguar se nuk do të jetë thjesht një “vizitor” në Superiore. Ambicia është e dukshme, jo vetëm për të qëndruar, por për t’u rritur vit pas viti. Të paktën kjo ka qenë motoja e drejtuesve verdheblu edhe pas mbylljes së këtij sezoni. Duan të ngjiten shkallë-shkallë deri kur të arrijnë drejt objektivit final, siç është fitimi i titujve. Me një qytet të tërë pas skuadrës dhe një histori të pasur futbolli, verdheblutë janë duke investuar në një projekt afatgjatë, ku merkatoja e këtij viti shihet si gur themeli për të realizuar ambiciet që kanë. Nëse përforcimet e planifikuara realizohen me sukses, Elbasani mund të kthehet në një nga surprizat pozitive të sezonit të ardhshëm në Superiore. Për momentin, në klub i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të një skuadre që të luftojë për trofe madhorë në vendin tonë.

Në qytetin e Elbasanit, fryma është pozitive, por jo pa kërkesa. Tifozët verdheblu kanë qëndruar pranë ekipit edhe në momentet e vështira, por tani kërkojnë që skuadra të bëjë hapin e radhës. Ndërtimi i një grupi më konkurrues, rritja e standardit të lojës dhe një vend në Europë, janë pritshmëri të hapura edhe nga tribuna. Për ta, Elbasani nuk është vetëm një skuadër futbolli, është simbol i qytetit, krenari dhe identitet. Dhe pas viteve të vështira, askush nuk dëshiron rikthim prapa, me qëndrimin që nuk është më mision, por minimumi i pranueshëm. Tifozëria e ka fituar trofeun e saj në tribuna me mbushjen e stadiumeve ku ka luajtur Elbasani, ndaj këtë sezon presin nga ekipi që t’u kthejë reston. Mbetet për t’u parë nëse klubi do t’ia realizojë dot dëshirën.

TË LIDHURA

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja
Sport

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Partizanit nuk i ndahen telashet me pezullimet! Jashtë një titullar, trajneri sërish në tribunë
Sport

Partizanit nuk i ndahen telashet me pezullimet! Jashtë një titullar, trajneri sërish në tribunë

19:54 | 06/04/2026
Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën në Iran dhe opsionin e Partizanit
Sport

Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën në Iran dhe opsionin e Partizanit

18:30 | 06/04/2026
Next Post
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com