Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Elbasani humbet “busullën”, tani sheh edhe nga poshtë

11 muaj ago
in Sport
Elbasani humbet “busullën”, tani sheh edhe nga poshtë

Elbasani nuk ia doli as këtë javë të lërë pas serinë e mungesës së fitoreve, duke u mjaftuar me vetëm një barazim në transfertën mallakastriote. Dy pikë të lëna, duke qenë se verdheblutë shënuan të parët dhe kishin mundësi të mbyllnin ndeshjen, por pa ia dalë dot.

Shpresat për kalimin e këtij ngërçi ishin pikërisht te kjo përballje, duke parë se në dy të parat verdheblutë patën marrë pikët e plota. Edhe njëherë tjetër Elbasani tregoi se nuk e ka petkun e një ekipi që të pretendojë, pavarësisht cilësive individuale të futbollistëve apo investimeve të kryera nga drejtuesit me ndërhyrjet që bënë në merkato.

ECURIA NEGATIVE – Barazimi në Ballsh e futi Elbasanin zyrtarisht në vorbullën e ekipeve që duhet të ruhen sa i përket mbijetesës. Verdheblutë vinin pas disa rezultatesh negative në kampionat, ku mjafton të thuhet se fitorja e fundit është marrë ndaj Teutës më 11 janar dhe që nga ajo sfidë kanë koleksionuar tri humbje dhe vetëm dy barazime. Pra, me vetëm dy pikë në pesë javët e fundit, elbasanasit mund të thuhet pa frikë se janë në një krizë rezultatesh.

Pikërisht në momentin kur verdheblutë shpresonin të bënin hapin e rëndësishëm për të kapur “Final 4”, bëjnë hapa falsë dhe tani janë vetëm pesë pikë larg Bylisit në vendin e tetë dhe gjashtë ndaj Teutës që bie direkt. Pra, nuk janë më aq të sigurt sa dukej para disa javësh dhe është një situatë që duhet marrë seriozisht në këto javë të mbetura. Sakaq, katërshja mund të cilësohet si histori e mbyllur, ku përveç matematikës që i mban në lojë, asgjë tjetër nuk u jep shpresë.

“DOPIO” VLLAZNIA – Si të mos mjaftonte ecuria jo e mirë e këtyre javëve të fundit, Elbasani ka “kundërshtar” edhe kalendarin. Thuhet kështu, pasi dy sfidat e radhës i ka me Vllazninë në transfertë, një nga pretendentet e këtij edicioni.

E para luhet për kampionat dhe më pas për ndeshjen e kthimit të Kupës, ku e para në “Elbasan Arena” është mbyllur pa gola. Janë 180 minuta, në mos më shumë, që mund të vlejnë sa i gjithë sezoni. Kupa është kthyer në mundësinë e vetme për të marrë pjesë në Europë, ndërsa një tjetër humbje në kampionat do rëndonte më shumë pozitat në klasifikim. Për këtë arsye, në “dopio” sfidën me shkodranët, verdheblutë luajnë gjithçka për gjithçka.

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
“Arsimi i Lartë 2030”, Manastirliu: Mbështetja financiare sipas performancës akademike

“Arsimi i Lartë 2030”, Manastirliu: Mbështetja financiare sipas performancës akademike

‘Më burgosën për të më mbajtur larg punëve’/ Veliaj bëhet produktiv nga qelia, ndan foto nga ndërtimi i ‘Edith Durham’

‘Më burgosën për të më mbajtur larg punëve’/ Veliaj bëhet produktiv nga qelia, ndan foto nga ndërtimi i ‘Edith Durham’

Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord

Eleminim thriller, Milan “lan duart” me Champions League, kualifikohet Feyenoord







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com