Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrta ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes.
Gazetari i kronikës ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Qemalit i cili prej kohësh ishte i sëmurë.
“Me hidhërim të thellë thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhen më datë 24 shkurt, ora 15:00”-shkruan gazetari.
Vitin e kaluar babai i tij surprizoi Elvisin brenda shtëpisë së Big Brotherit.