Një emigrante shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet se ka vrarë me mjet prerës një të moshuar rreth moshës 84 vjeç.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarja kishte lidhje të ngushtë me viktimën, pasi emigrantja e ndihmonte të moshuarën me punët e shtëpisë dhe pazaret.
Në shtëpinë e të moshuarës kishin akses të lirë gjithashtu bashkëshorti dhe fëmijët e shqiptares.
Kjo ka bërë që policia të dyshojë se autor i vrasjes të jetë shqiptarja.
Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë që e moshuara mbante me vete për raste emergjente.
“84 vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjja”, tha fqinja e të moshuarës.
E moshuara u gjet e pajetë nga fëmijët e saj, të cilët ishin shqetësuar për të, pasi kjo e fundit kishte ditë që nuk u hapte telefonin. Për pasojë ata i shkuan në shtëpi dhe e gjetën të vdekur me plagë.