Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dy testamentet e Giorgio Armanit: ja çfarë ndodhi pas vd*kjes së stilistit legjendar

5 muaj ago
in Bota
Dy testamentet e Giorgio Armanit: ja çfarë ndodhi pas vd*kjes së stilistit legjendar

Janë dy testamentet që Giorgio Armani ka lënë pas, të dy të shkruar me dorën e tij dhe të mbyllur në zarf.

Hapja zyrtare ndodhi më 9 shtator, para noteres Elena Terrenghi, vetëm pak ditë pas vdekjes së stilistit, i cili u shua më 4 shtator në moshën 91-vjeçare.

Dokumentet, të datuara më 15 mars dhe 5 prill 2025, përmbajnë amanetet e fundit të themeluesit të një perandorie mode, pasuria e të cilit vlerësohet mes 11 dhe 13 miliardë euro.

Fakti që Armani ka përpiluar dy akte në një periudhë kaq të shkurtër kohe lë të kuptohet se ka pasur një përditësim ose një korrigjim nga një tekst tek tjetri.
Në lojë nuk janë vetëm pronat dhe investimet personale, por edhe fati i Giorgio Armani Spa, që kontrollohej pothuajse tërësisht (99,9%) nga stilisti. Vetëm 0,1% i përkiste Fondacionit Armani.

Pasuria përfshin rezidenca luksoze të shpërndara në mbarë botën nga Antigua në New York, nga Parisi në Saint Moritz, nga Pantelleria në Saint Tropez si dhe vilën në Forte dei Marmi, rezidencën historike në via Borgonuovo të Milanos dhe Villa Rosa në Oltrepò Pavese.

Përveç tyre, trashëgimia përfshin edhe jahtet, vepra arti, pjesëmarrje në grupe ndërkombëtare si EssilorLuxottica dhe kantieret detare The Italian Sea Group.

Armani nuk kishte fëmijë, ndaj kishte lirinë të dispononte plotësisht për pasurinë e tij, pa qenë i detyruar të respektonte “kuotat e ligjshme”.

Trashëgimtarët e drejtpërdrejtë janë tre nipërit: Silvana dhe Roberta, vajzat e vëllait të tij Sergio, dhe Andrea Camerana, djali i motrës Rosanna, së bashku me motrën e tij.

Krahas familjarëve, një rol të veçantë pritet ta ketë Leo Dell’Orco, partneri i jetës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Armanit, gjithmonë i përfolur si ruajtësi i vizionit të themeluesit.

Përfliten gjithashtu edhe trashëgimi të mundshme për bashkëpunëtorë të tjerë afatgjatë apo për organizata bamirësie, në linjë me angazhimin social dhe kulturor që Giorgio Armani kishte kultivuar në vitet e fundit.

Mes dispozitave që kanë dalë tashmë në dritë, rëndësi të veçantë ka Fondacioni Armani, i krijuar rreth dhjetë vite më parë nga stilisti së bashku me Dell’Orco dhe bankierin Irving Bellotti të Rothschild Italia.

Sipas zërave, Fondacioni mund të marrë një rol qendror në drejtimin e grupit, duke garantuar vazhdimësinë dhe besnikërinë ndaj filozofisë së markës.

Armani kishte përcaktuar disa parime të qarta për të ardhmen: asnjë zhvendosje e selisë nga Italia dhe ndalim i listimit në bursë për të paktën pesë vitet pas vdekjes së tij.

Një vizion që konfirmon vullnetin e tij për të ruajtur pavarësinë dhe identitetin e shtëpisë së tij të modës.

TË LIDHURA

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

21:19 | 06/02/2026
31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan
Bota

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

20:56 | 06/02/2026
E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur
Bota

E rëndë në Greqi! Gjendet një trup brenda makinës së djegur

14:23 | 06/02/2026
Next Post
Pas ndërhyrjes me dronë, Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjen ushtarake pranë kufirit të NATO-s

Pas ndërhyrjes me dronë, Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjen ushtarake pranë kufirit të NATO-s

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com