Milan mposhti 0-2 Empolin, në Stadio Carlo Castellani, këtë të shtunë pasdite.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa rasti më i rrezikshëm i takoi minutës së 33-të, atëherë kur vetëm shtylla ndali Colombon nga goli për vendasit.
Pjesa e dytë filloi me “malore” për kuqezinjtë, që mbetën me një lojtar më pak, pasi Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 65-të, Marinaucci mori karton të kuq, duke bërë kështu që numri i lojtarëve në fushë për të dyja skuadrat, të jetë i barabartë.
Ekipi i Conseicaos realizoi me Leao dhe më pas ishte Gimenez që vendosi në “kasafortë” 3 pikët.