Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Analizë

DW: Pse Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

6 muaj ago
in Analizë, Bota
DW: Pse Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

Edhe pse më shumë se 140 shtete e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, dhe atyre pritet t’u shtohen edhe Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Danimarka dhe Australia, Gjermania nuk e mbështet këtë.

Sipas kancelarit Friedrich Merz ndryshe nga vendet e tjera si Kanadaja ose Franca qeveria gjermane aktualisht nuk planifikon të njohë një shtet të pavarur palestinez . Kancelari Friedrich Merz e bëri sërish të qartë këtë pas një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney. “Ne nuk do ta mbështesim këtë iniciativë,” tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministin kanadez Carney. “Aktualisht ne nuk i konsiderojmë të përmbushura në asnjë lloj mënyre kushtet për njohjen e shtetit.” – tha Merz.

Kanadaja, Franca, Britania e Madhe dhe Australia kanë deklaruar se do ta njohin një shtet të pavarur palestinez nëAsamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. “Nëse kjo do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne nuk do ta ndjekim këtë hap” tha Merz.

Gjermania mbështet zgjidhjen me dy shtete

Nuk ekziston as “një komb në kuptimin e vërtetë”, as një territor kombëtar palestinez i njohur, as “një autoritet shtetëror që ofron një qeveri që njihet nga të gjithë”, e sqaroi më vonë kancelari qëndimin e tij në një takim të përbashkët me kryeministrin belg Bart De Wever në Berlin.

“Megjithatë qeveria izraelite nuk duhet ta bëjë të pamundur që një shtet i tillë të krijohet një ditë”, shtoi Merz. Zgjerimi i ngulimeve izraelite në Bregun Perëndimor, për shembull, “padyshim synon ta bëjë të pamundur formimin e shtetit në të ardhmen” – tha Merz duke shtuar se qëllimi i qeverisë gjermane mbetet një zgjidhje me dy shtete.

Spanja, Irlanda dhe Danimarka

Më shumë se 140 vende në mbarë botën e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet të pavarur, përfshirë edhe disa shtete anëtare të BE-së si Spanja dhe Irlanda. Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, nuk e ka përjashtuar njohjen e një shteti palestinez. “Ne jemi pro,” u tha Frederiksen gazetarëve të martën (26.08.). Megjithatë duhet të sigurohet që ai do të jetë “një shtet demokratik”./DW

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Donald Trump vendosi tarifa prej 50% për shumicën e importeve amerikane nga India

Donald Trump vendosi tarifa prej 50% për shumicën e importeve amerikane nga India

Policia rrethon dhe arreston të riun me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit

Policia rrethon dhe arreston të riun me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit

Rusia vijon sulmet brutale në Ukrainë, dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas goditjeve me dronë

Rusia vijon sulmet brutale në Ukrainë, dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas goditjeve me dronë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com