Që prej thumbave, hidh e prit me Dafina Zeqirin, marrëdhënia e Sarës me Ledrin ka qenë në qendër të vëmendjes.
Por ishte premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” që çoi ndjekësit në aludimet se çifti i preferuar i publikut po kalon një krizë.
Mungesa e Ledrit në ditën e rëndësishme të partneres së tij, ndërkohë që nuk u pa në asnjë angazhim profesional tjetër, la shumë vend për pikpyetje.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto aludime. Por çdo veprim i tyre apo i njerëzve të tyre të afërm vjen si një përgjigje për ndjekësit.
Disa orë më parë, ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina e cila ka publikoi një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën. Ky veprim u lexua nga ndjekësit si një mesazh se gjerat mes çiftit vijojnë normalisht.
https://www.instagram.com/reel/Cyd-AsnN7-5/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==