Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Dinamo për revansh kundër Skënderbeut në Kupë, mungesat bëhen “hall” te blutë

1 vit ago
in Sport
Dinamo për revansh kundër Skënderbeut në Kupë, mungesat bëhen “hall” te blutë

Dinamo u përball me 5 mungesa të rëndësishme në ndeshjen e fundit me Skënderbeun dhe ato sigurisht që ndikuan në rezultatin final.

Portieri Edmir Sali, mbrojtësi Bruno Dita, mesfushorët Ardit Toli dhe Gasama Karamba, si dhe sulmuesi Peter Itodo Mandela ishin jashtë skuadre në këtë sfidë, të gjithë për arsye dëmtimi. Blutë barazuan 1-1, duke lënë kështu dy pikë të çmuara në “Elbasan Arena”, ndërsa të enjten do të ndeshen sërish me korçarët në të njëjtin stadium, por në kuadër të çerekfinales së parë të Kupës së Shqipërisë. Deri atëherë trajneri Ilir Daja duhet të bëjë llogaritë me lojtarët që do të ketë në dispozicion, me shpresën që të paktën ndonjë nga të dëmtuarit të rikthehet. Ai përmendi faktin se mungesat janë shqetësuese, sepse janë në boshtin e formacionit, ndaj dhe do të shihet deri të enjten se çfarë do të ndodhë.

E sigurt është se Sali dhe Toli do të mungojnë edhe në Kupë, sepse nuk mund të rikuperohen në kohë. Kapiteni Dita është kthyer nga Serbia, ku bëri disa seanca terapie speciale, ka filluar vrapimet, por nuk pritet të jetë gati të enjten. Sali, i cili mungon prej disa javësh, ka filluar të bëjë disa ushtrime, por ende nuk është në gjendje të bëjë stërvitje të plotë me grupin. Shpresat më të mëdha janë që Toli dhe Karamba të jenë të paktën në stol, ndërkohë që po monitorohet gjendja e Mandelës, që vuan një shqetësim muskulor që nga derbi me Partizanin. Nga lojtarët e tjerë duhet përmendur rikthimi nga dëmtimi i mesfushorit Doçi. Ndoshta këtë herë stafi dinamovit do të bëjë ndonjë ndryshim në formacion me qëllimin për të menaxhuar sa më mirë energjitë edhe për sfidën e radhës në kampionat kundër Teutës.

REVANSHI – Dinamo dhe Skënderbeu do të ndeshen të enjten për herë të 4-t këtë sezon. Vetëm në aktin e parë blutë kanë arritur të fitojnë dhe me jo pak vështirësi. Ishte Mandela që vendosi atë fitore në fazën e parë të kampionatit me një gol në minutën e fundit në “Elbasan Arena”. Në dy ndeshjet e tjera Dinamo ka barazuar me korçarët, 2-2 në transfertë dhe së fundi 1-1 në Elbasan. Kupa ka një specifikë tjetër dhe vlerësimi në kampin dinamovit është maksimal, sepse shihet si një mundësi për të shkuar në Europë.

Kryeqytetasit kanë si objektiv që të enjten të hedhin një hap drejt kualifikimit në gjysmëfinale, për të shkuar më të sigurt në ndeshjen e kthimit në Korçë. Për këtë arsye synohet një fitore sa bindëse ndaj një kundërshtari, që prodhon futboll, edhe pse mban vendin e fundit në tabelën e renditjes. Blutë e provuan këtë fakt të shtunën që shkoi dhe do të përpiqen ta përgatisin ndeshjen e radhës sa më mirë.

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Hysaj ngre shqetësimin për anijet energjetike në portin e Vlorës: Tigri 1 dhe Tigri 2 kushtuan 64 mln euro, nuk u përdorën gjatë ‘black out’-it

Hysaj ngre shqetësimin për anijet energjetike në portin e Vlorës: Tigri 1 dhe Tigri 2 kushtuan 64 mln euro, nuk u përdorën gjatë ‘black out’-it

Thyen heshtjen! Xheneta flet për Gjestin: Jam e shokuar dhe e zhgënjyer! Nuk i besoj

Thyen heshtjen! Xheneta flet për Gjestin: Jam e shokuar dhe e zhgënjyer! Nuk i besoj

Deklarata për orientimin seksual, Klajdi ballafaqohet me Bernardin:Më ke mërzitur

Deklarata për orientimin seksual, Klajdi ballafaqohet me Bernardin:Më ke mërzitur







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë
Aktualitet

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

by mirseda
16:30 | 12/02/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të...

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

15:05 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com