Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Dhoma Amerikane në Kosovë: Rritja e pagës minimale rrezikon tregun e punës

4 muaj ago
in Kosovo
Dhoma Amerikane në Kosovë: Rritja e pagës minimale rrezikon tregun e punës

Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka thënë se ndien “shqetësim të thellë” për vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe çuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vendit për vitin 2026, duke thënë se vendi ende nuk ka qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qeveria në detyrë e miratoi buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij pas kundërshtimeve të shumta.

Të shtunën, Dhoma Amerikane theksoi në një komunikatë se vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit duhet të merren nga “një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik”.

“Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike”, tha ajo.

Partitë tjera shqiptare dhe shoqëria civile e kanë vënë menjëherë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit, duke thënë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nguli këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.

OAEK për rritjen e pagës minimale: Mund ta rrezikojë stabilitetin e tregut të punës

Dhoma Amerikane gjithashtu e komentoi edhe vendimin e Qeverisë në detyrë për ta rritur pagën minimale në 500 euro duke filluar nga janar.

Paga minimale, e cila është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

OAEK nënvizoi se çdo vendim i tillë duhet të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse të tregut të punës, produktivitetit dhe kapaciteteve reale të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë ndërmjet mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

“Vendimet e tilla mund të rrezikojnë stabilitetin e tregut të punës dhe të krijojnë pasiguri për komunitetin e biznesit”, tha ajo.

Dhoma Amerikane paralajmëroi gjithashtu se miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike në këtë fazë “mund të cenojë stabilitetin makroekonomik, të rrisë ngarkesën buxhetore për vitet në vijim dhe të çrregullojnë tregun e punës, duke rritur pritshmëritë për paga më të larta në sektorin privat dhe duke ndikuar kështu në konkurrueshmërinë e përgjithshme të ekonomisë”.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i tha Radios Evropa e Lirë të premten se vendimet e Qeverisë në detyrë për buxhetin e ri dhe rritjen e pagës minimale e pensionit dhe beneficioneve, do të sjellin pasoja të shumta për qëndrueshmërinë financiare të Kosovës.

“Ky buxhet nuk mund ta përballojë këtë kosto që e ka propozuar sot Qeveria. Dhe, mospërballimi do të ndikojë në rritjen e taksave, në rritjen e kontributeve të tjera, që duhet t’i paguajnë njerëzit për ta mbushur buxhetin, ose për t’i paguar këto rritje”, tha Bektashi./REL/

TË LIDHURA

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve
Kosovo

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

18:32 | 06/03/2026
Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?
Kosovo

Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

15:20 | 06/03/2026
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm
Kosovo

Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm

14:13 | 06/03/2026
Next Post
Shehu në Tepelenë: Opozita gati për fitoren më 9 Nëntor

Shehu në Tepelenë: Opozita gati për fitoren më 9 Nëntor

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

“Ky është dëbim” – BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

"Ky është dëbim" - BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin
Aktualitet

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

by mirseda
10:26 | 07/03/2026
0

Efektivët e RENEA-s dhe BKH-së janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë pas operacionit që u...

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com