Kalulu u detyrua të largohej para kohe nga fusha në ndeshjen e Champions League që Juventusi luajti ndaj Benficës, duke shqetësuar jo pak stafin bardhezi. Klubi nga Torino, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se bëhet fjalë për dëmtim të shkallës së ulët të tendinit të muskulit të kofshës së djathtë, ndërsa koha e rikuperimit nuk dihet ende.
“Pierre Kalulu, i cili u largua nga fusha në pjesën e parë të ndeshjes së Champions kundër Benfica-s, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë mëngjes.
Mësojmë se kemi të bëjmë me një dëmtim të shkallës së ulët të tendinit të muskulit të kofshës së djathtë. Përafërsisht për 10 ditë do të përsëriten testet e reja për të përcaktuar saktësisht kohën e rikuperimit”- shkruan Juventusi.