Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dëmtimet vazhdojnë të jenë problem te Partizani, katër titullarë rrezikojnë derbin me Dinamon

11 muaj ago
in Sport
Dëmtimet vazhdojnë të jenë problem te Partizani, katër titullarë rrezikojnë derbin me Dinamon

Përveç luhatjeve të shumta në fushë sa i përket lojës, te Partizani duhet të zgjidhin edhe problemet e herëpashershme me dëmtimet. Thuajse në çdo ndeshje të kuqve “u mbijnë” dy apo tre dëmtime, që detyrojnë trajnerin Veselinoviç të bëjë zëvendësime apo modifikime në 11-she.

Vetëm gjatë ndeshjes kundër Teutës katër lojtarë shfaqën probleme fizike dhe e lanë fushën mes dhimbjesh për shkak dëmtimesh. Ndeshja me Dinamon në Elbasan është pas vetëm tri ditësh dhe koha kaq e shkurtër vë në dyshim praninë e të katërve në fushë. Andi Hadroj, Redon Ismaili, Arshonzh Bintsuka dhe Gjelbrim Taipi do të duhet të ndiqen deri të premten pasdite për të parë gjendjen e tyre.

HADROJ – Pukjani ka pasur probleme të njëpasnjëshme fizike gjatë javëve të fundit dhe e njëjta gjë u përsërit edhe kundër Teutës, në rikthimin në fushë. Mësohet se ai ka pësuar një goditje në pjesën e kockës në pozicionin ku vendoset palestrina. Në pamje të parë nuk duket si diçka shumë serioze, por nisur edhe nga e shkuara, mbrojtësi do të duhet të monitorohet deri në ditët e fundit. Shanset janë që të jetë i gatshëm.

ISMAILI – Mesfushori nga Gjilani nuk luajti dot më shumë sesa një pjesë në betejën e fundit. I riu kishte shqetësime muskulore edhe para startit të ndeshjes, por situata u përshkallëzua gjatë sfidës. Ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por nisur nga koha e shkurtër, duket shumë e vështirë që të jetë gati për ndeshjen me Dinamon. Mungesa e tij do të rëndonte jo pak, sepse Partizani nuk e ka një zëvendësues kokë më kokë.

TAIPI – 31-vjeçari e nisi si titullar sfidën e së hënës, por edhe ai u desh të linte fushën i detyruar. Gazeta mëson Taipi ka marrë një goditje në kofshë dhe njëjtë si të tjerët është në fazë rikuperimi. Nisur nga dëmtimi i lehtë, për mesfushorin ka shanse reale për të qenë në fushë në derbi.

BINTSUKA – Sulmuesi kongolez u dëmtua në një përplasje me portierin Tafas dhe luajti i sforcuar 45 minuta. Bintsuka ka ende shqetësime, por edhe në rastin e tij situata nuk paraqitet problematike. Gjithsesi, ashtu si të tjerët, edhe ai mbetet në dyshim.

TË LIDHURA

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”
Sport

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë
Sport

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Next Post
Vodhi një portofol, bie në pranga “skifteri” shqiptar në Gjermani

Vodhi një portofol, bie në pranga “skifteri” shqiptar në Gjermani

Ministria kërkoi përjashtimin e Atillës, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë

Ministria kërkoi përjashtimin e Atillës, Milaim Zeka: Zot na ruaj nga budallenjtë

Kamioni përplas makinën në Korçë, ndërron jetë tragjikisht 35-vjeçari

Kamioni përplas makinën në Korçë, ndërron jetë tragjikisht 35-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com