Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna më parë nga jeta e tij personale dhe përvojat pas daljes nga “Big Brother VIP 2”.
Ish-banori foli me shumë emocion për vajzën e tij të vogël, Rean, të cilën e konsideron qendrën e jetës së tij. Armaldo tregoi se ka qenë vetë ai që e ka rritur dhe përkujdesur për të, duke e përkëdhelur dhe duke i dhënë gjithë dashurinë e një prindi të përkushtuar. Mes rrëfimeve plot ndjeshmëri dhe nostalgjie, Kllogjeri ndau edhe mësimet e rëndësishme që mori nga eksperienca në reality show. Sipas tij, dalja nga “Big Brother VIP” i hapi sytë për shumë gjëra, sidomos për marrëdhëniet njerëzore dhe miqësitë.
“Dalja nga Big Brother më ka mësuar shumë gjëra. Ata që ke pasur miq të kanë kthyer krahët, nuk të kanë ndihmuar. Njerëzit nuk janë aq të sinqertë sa duken kur ti je dikush, aty fillojnë e nxjerrin veten e tyre”, u shpreh Armaldo, duke lënë të kuptohet se ka përjetuar zhgënjim nga persona që i konsideronte të afërt.
Ai theksoi se eksperienca në “Big Brother VIP” i shërbeu jo vetëm si një provë karakteri, por edhe si një filtër për të kuptuar se kush qëndron realisht pranë teje në momentet e vështira. Armaldo u shpreh se sot prioriteti i tij kryesor mbetet vajza dhe stabiliteti emocional i saj, ndërsa karrierën dhe jetën publike i sheh me një tjetër sy, shumë më të pjekur dhe realist pas gjithçkaje që ka kaluar.












