Propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës, ka sjellë një qasje pozitive. Duket si një frymëmarrje për zyrtarët Ukrainës dhe evropianë edhe pse situata mbetet ende e paqartë.
Po tashmë pyetja që shtrohet është “se sa i gatshëm do të jetë presidenti rus Vladimir Putin për të pranuar. Përgjigja në fakt sipas analistëve, të huaj do të përcaktojë edhe ecurinë e situatës në vijim.
Putini duket i gatshëm të vazhdojë luftën. Pavarësisht humbjeve të mëdha dhe dëmeve ekonomike, ai beson se Ukraina po tërhiqet. Edhe pse nga ana tjetër Rusia po humbet terren.
Por kush janë kërkesat e Moskës?
Putini dëshiron një ngrirje të zgjerimit të Aleancës në lindje. Ai dëshiron kufizime në aftësinë ushtarake të Kievit dhe mbrojtje të veçantë për gjuhën ruse dhe Kishën.
Sigurisht, ai dëshiron të gjithë rajonin e Donetskut dhe Luhanskut. As zonat neutrale dhe as skenarët “gri” nuk duket se janë të mjaftueshëm. Për Moskën, këto janë themelore dhe të panegociueshme.
Por këtu futen në rol BE, që ka theksuar vazhdimisht se mbështetja për Ukrainën nuk do të ndalet.
Kujtojmë edhe planin paraprak prej 28 pikash të SHBA-së që përmbante pika që i jepnin Rusisë të drejtën e fjalës në sigurinë evropiane. Por ishin Evropianët që reaguan menjëherë.
Dhe amerikanët u detyruan t’i zhvendosnin ata në një tryezë tjetër.
Por kush janë pikat e marrëveshjes që që Putini nuk do t’i pranojë sipas mediave ndërkombëtare;
Edhe plani që u konsiderua “pro-rus” duket se tejkalon disa nga kufizimet e Putinit. Kufijtë për ushtrinë ukrainase janë më bujarë se kërkesat ruse të vitit 2022.
Ato nuk kufizojnë pajisjet e Kievit dhe propozojnë përdorimin e fondeve të ngrira ruse në Perëndim për rindërtimin e Ukrainës. Për Kremlinin, këto janë vija të kuqe. Yuri Ushakov e tha qartë – ” shumë gjëra janë të pranueshme, por jo gjithçka “.
Këtu më pas vjen; “loja” Trump-Putin
Steve Witkoff kthehet në Moskë. Ndërsa, Sekretari i Ushtrisë i SHBA-së, Daniel Driscoll , takohet me ukrainasit.
Putin dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie më bashkëpunuese me Trump. Ai synon që të ketë lehtësim të sanksioneve, hapje ekonomike, përfitime gjeostrategjike. Por nga ana tjetër ai nuk do të negociojë për thelbin e luftës.
Rusia tani po goditet nga sulmet ukrainase ndaj objekteve të naftës dhe ushtarake. Trump më herët kishte kërcënuar të përdorte raketa Tomahaëk. Kremlini mund të mos dëshirojë as një marrëveshje tani. Ukraina ndihet sikur është “me shpinë pas murit” gjatë gjithë kohës, dhe Perëndimi – më konkretisht Evropa – vazhdon të pyesë veten nëse iniciativa e ardhshme do të jetë e njëjtë, me një ngritje të shpejtë, një rënie po aq të shpejtë dhe gjithmonë të ndenjur në të njëjtin vend, që nuk japin më një zgjidhje.
Pra kemi një lufte që, kudo që të përfundojë, do të ketë ndryshuar ndjeshëm përtej Ukrainës dhe të gjithë botës, dhe jo në mënyrë njëdimensionale.















