Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Chelsea fiton trofeun e fundit europian që i mungonte

7 muaj ago
in Sport
Chelsea fiton trofeun e fundit europian që i mungonte

Chelsea i Enzo Maresca ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e tij europiane. Në finalen e “Conference League” ndaj Betis Sevilla, klubi londinez ka përmbysur gjithçka pas nisjes së dobët dhe ka triumfuar me rezultatin bindës 4-1, duke kompletuar kështu koleksionin e të gjithë trofeve të mundshëm të UEFA-s. Nën drejtimin e trajnerit italian, Chelsea ka treguar pjekuri, karakter dhe ambicie të qarta për të ardhmen.

Pas “pokerit” në këtë finale, Maresca, me medaljen e artë në qafë dhe trofeun në dorë, ndau emocionet e fitores me “Sky Sport”: “Është një gëzim i madh. Vuajtëm pak në pjesën e parë, por më pas ndryshuam diçka dhe gjithçka shkoi më mirë. Jemi të lumtur sepse mbyllëm një sezon të madh, edhe në Premier League arritëm të siguronim Champions-in me një skuadër shumë të re. Kësisoji, jemi shumë të kënaqur”.

Chelsea u gjet në disavantazh pas vetëm 9 minutash lojë, por rikthimi në pjesën e dytë ishte i jashtëzakonshëm. Zgjuarsia taktike dhe freskia e futbollistëve të rinj bënë diferencën. Maresca shpjegoi se kishte parashikuar një fillim të vështirë për shkak të lodhjes fizike:

“Pak a shumë e prisja këtë. Ne kishim 48 orë më pak kohë për rikuperim. Ata (Betis) luajtën të premten dhe nuk kishin objektiva, ndërsa ne luajtëm të dielën 100 minuta për një synim të rëndësishëm, deri në sekondën e fundit. E dija që mund ta fillonim pak dobët, por ndryshuam diçka taktike në fund të pjesës së parë. Mesazhi për lojtarët në pushimin mes dy pjesëve të lojës ishte se ata po jepnin diçka më shumë se ne”.

Fitorja kundër Betis thyen një dominim të gjatë të klubeve spanjolle në finalet europiane. Që nga viti 2011, asnjë ekip nga La Liga nuk kishte humbur një përballje të tillë. Maresca bëhet trajneri i katërt italian që fiton një trofe europian me Chelsea, duke u rreshtuar përkrah emrave të mëdhenj si Ancelotti, Di Matteo dhe Sarri.
E ardhmja e Chelsea duket e ndritur dhe Maresca nuk ngurron t’i shfaqë ambiciet për sezonin e ardhshëm: “Po, jemi gati për Champions League. E mbyllëm mirë kampionatin. Tani kemi rreth 10 ditë pushim, pastaj do të shkojmë në Amerikë (për Kupën e Botës për Klube)”.

Në fund, një moment i veçantë dhe emocional për trajnerin italian, që e ndau këtë arritje me familjen: “Babai ishte këtu, me gjithë familjen. Në Stamboll kishte humbur, por tani është këtu. Dhe jam shumë i lumtur që e gëzuam me këtë trofe”.

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare bllokon tarifat reciproke doganore të Trump!

Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare bllokon tarifat reciproke doganore të Trump!

Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë

Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë

“I zhgënjyer!” – Elon Musk largohet nga Donald Trump

"I zhgënjyer!" - Elon Musk largohet nga Donald Trump







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com