Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Camarda e ardhmja e Milanit”, Marco Van Basten për Milanin e këtij sezoni: Fonseca nuk ka lojtarë të mëdhenj, si në kohën time

10 muaj ago
in Sport
“Camarda e ardhmja e Milanit”, Marco Van Basten për Milanin e këtij sezoni: Fonseca nuk ka lojtarë të mëdhenj, si në kohën time

Në faqet e sotme të “Gazzetta dello Sport” mund të lexohet një intervistë me Marco Van Basten, i cili të dielën mbrëma u fut në “Hall of Fame” të Milanit. Këto janë fjalët e “Mjellmës së Utrechtit”, duke filluar me një koment mbi përvojën e tij me fanellën kuqezi:

“Për mua, ngjyrat kuqezi, tifozët dhe klubi do të mbeten gjithmonë diçka e veçantë. Edhe pse jetoj në Holandë, kur luan Milani, gjëja e parë që kontrolloj është rezultati. Ndeshja që kujtoj me më shumë dashuri është finalja e Kupës së Kampionëve 1988-1989 në Barcelonë, kundër Steauas. Një ndeshje që na dha triumfin e parë ndërkombëtar pas vitesh pritjeje për klubin. Ishte përmbushja e ëndrrës së Berlusconit”.

A ju pëlqen ideja e lojës së Fonseca? Nuk ka lojtarët e mëdhenj që ishin në kohën time, kështu që nuk është e lehtë të arrish gjithmonë rezultate pozitive. Edhe roli i trajnerit ka ndryshuar pas disa vitesh. Duhet t’i japim kohë Fonsecas të punojë dhe të kemi durim. Ibra? Nuk mendoja që do të bëhej drejtues, por ai ka kaluar shumë kohë në futboll dhe ka mjaft përvojë. Klubet kanë nevojë për njerëz që kanë luajtur dhe që e dinë se çfarë do të thotë të jesh futbollist. Ai mund të jetë një ndihmë e madhe për ta çuar Milanin sërish në majë.

A prisnit një Reijnders kaq vendimtar? Shpërthimi i tij për mua ishte disi i papritur, sepse te AZ ishte mjaftueshëm i mirë, por… pa ekzagjeruar. Në Milano mbërriti në moshën 25-vjeçare, pra tashmë i formuar, ndaj nuk besoja se mund të bëhej kaq i fortë dhe të bënte kaq shumë përparim. Sot është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.

Po për lojtarët e tjerë kuqezinj, çfarë mendoni? Morata ka pësuar disa dëmtime. Për një sulmues nuk është e lehtë nëse mungon dhe nuk gjen lidhjen me golin. Leao është i aftë, shpesh kalon një ose dy kundërshtarë në driblim. Ka aftësi që nuk shihen shpesh. Portugezi ka një potencial të madh, por është në dorën e tij ta shfaqë plotësisht. Mund të rritet akoma dhe të bëjë më mirë.

Në Champions League, a janë të arritshme 1/8 finale? Mungojnë edhe dy fitore për këtë, por në Europë nuk ka ndeshje të lehta. I uroj Milanit të shmangë ‘play off’-et dhe të shkojë direkt në 1/8. Të mendosh për të fituar Champions-in është shumë, por në të ardhmen mund t’ia dalë sërish.

Si ju duket sot Serie A? Ka rivalitet, klubet italiane po mundohen të rifitojnë lavdinë e dikurshme. Personalisht ndiej shumë dhimbje ta shoh Interin që komandon. Milani po mundohet të rifitojë shkëlqimin e dikurshëm me pronarë të huaj, por epoka e Berlusconit mbetet e papërsëritshme. Ah sikur Milani të kishte më shumë italianë… E ardhmja e Mlian quhet Camarda… E di që është shumë i ri dhe kam parë disa nga veprimet e tij në ekipin e parë. Milani ka një xhevahir të artë në duart e tij, shpresoj se ai mund ta ndihmojë klubin të fitojë.

TË LIDHURA

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Next Post
200 ndeshje në Serie A, klubi zikaltër uron kapitenin e kombëtares tonë

200 ndeshje në Serie A, klubi zikaltër uron kapitenin e kombëtares tonë

SHBA nuk tërhiqet nga ‘non grata’ e Berishës, avokati Ngjela: Betejën nuk e ka te pushteti, por te paratë që t’i ruajë

SHBA nuk tërhiqet nga ‘non grata’ e Berishës, avokati Ngjela: Betejën nuk e ka te pushteti, por te paratë që t’i ruajë

Gjyqtarja Holta Zaçaj kërkon kohë për të paraqitur opinionin, seanca shtyhet sërisht, ja kur do të mbahet

Gjyqtarja Holta Zaçaj kërkon kohë për të paraqitur opinionin, seanca shtyhet sërisht, ja kur do të mbahet







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Nga mbështetja për Ukrainën te armëpushimi, kreu i NATO-s takohet sot me Trump
Bota

Nga mbështetja për Ukrainën te armëpushimi, kreu i NATO-s takohet sot me Trump

by mirseda
17:41 | 22/10/2025
0

Kreu i NATO-s është planifikuar të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë sot për...

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama pritet nga Starmer

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama pritet nga Starmer

16:37 | 22/10/2025
Lezhë/ GJKKO konfiskon 7 pasuri me mbi 15 mijë m², dyshohet të përfituara nga veprimtari kriminale

Lezhë/ GJKKO konfiskon 7 pasuri me mbi 15 mijë m², dyshohet të përfituara nga veprimtari kriminale

16:33 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Zelensky merr pjesë nesër në Këshillin Evropian, zbardhen detajet e takimit

Zelensky merr pjesë nesër në Këshillin Evropian, zbardhen detajet e takimit

16:25 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com