Zgjedhjet parlamentare të Indisë do të mbahen më 19 prill, njoftoi të shtunën autoriteti zgjedhor i vendit. Këto janë zgjedhjet më të mëdha në botë, me gati një miliard njerëz që shkojnë në votime.
Zgjedhjet përballin kryeministrin me dy mandate Narendra Modi dhe aleatët e tij rajonalë kundër një aleance partish opozitare, ndërsa sondazhet tregojnë një fitore për Partinë Bharatiya Janata (BJP) të ekstremit të djathtë të Modit.
Nëse fiton Modi, 73 vjeç, do të jetë vetëm kryeministri i dytë pas Jaëaharlal Nehru, heroi i pavarësisë së Indisë dhe kryeministër i parë, që siguron një mandat të tretë radhazi.
Modi dhe partia e tij kanë bërë fushatë për muaj të tërë përpara se të shpallen datat e votimit. Kryeministri bëri një “breshëri” vizitash në të gjithë vendin, duke inauguruar projekte të reja, duke bërë njoftime, duke marrë pjesë në funksione fetare dhe duke iu drejtuar takimeve publike dhe private.