Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Blerjet e Partizanit, klubi “paguan” 30 mijë euro për çdo fitore

10 muaj ago
in Sport
Blerjet e Partizanit, klubi “paguan” 30 mijë euro për çdo fitore

Partizani është një nga klubet që ka investuar më së shumti në blerjen e lojtarëve në vitet e fundit. Klubi i kuq thuajse në çdo merkato ka pikasur të rinj të talentuar nëpër ekipet e tjera dhe nuk është kursyer për t’i blerë dhe për t’i bërë pjesë të ekipit.

Në të tillë mënyrë, të kuqtë kanë vepruar për plot tetë lojtarë, që janë aktualisht pjesë e skuadrës dhe një pjesë e tyre luajnë edhe si titullarë.

SHPENZIMET – Duke iu referuar shifrave që kemi arritur të mësojmë në rrugë jozyrtare, për skuadrën aktuale Partizani ka shpenzuar afro 405 mijë euro për blerjen e këtyre futbollistëve, duke pasur parasysh vetëm paratë që kanë shkuar për klubet.

Të kuqtë, tetë futbollistë i është dashur t’i blejnë, ndërsa pjesën tjetër kanë arritur t’i sigurojnë si lojtarë me parametra zero. Blerja më e shtrenjtë është ajo e Mehmetit, të cilin të kuqtë e morën nga Erzeni dy vite më parë për plot 100 mijë euro. Megjithatë, ende mesfushori nuk duket të jetë ngjitur në nivelin e pritshëm, i ndalur shumë shpesh nga dëmtimet. Pas tij vjen Pano Qirko, gardiani i kuq, që duhet thënë se ka bërë një sezon të mirë, pavarësisht vështirësive të skuadrës.

RAPORTI – Partizani në këtë sezon në 36 javë të luajtura, arriti të fitojë vetëm 14 prej ndeshjeve, një statistikë që padyshim është hasur pak për të kuqtë që nga 2013, kur u kthyen në Kategorinë Superiore. Dhe nëse do të bënim një llogari të thjeshtë, që padyshim është hipotetike, të kuqtë “kanë paguar” afro 30 mijë euro për çdo fitore të arritur në këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Theksojmë se ky është thjesht një raport, por mjafton për të vlerësuar mungesën e efektivitetit dhe faktin se lojtarët e blerë nuk kanë ndihmuar dot në ruajtjen e balancave brenda ekipit. Padyshim, ka edhe përjashtime, por në tërësi përfundimi është ky. Gjatë merkatos së fundit, të kuqtë shpenzuan 50 mijë euro për nigerianin Ogunleje, që deri më tani është përdorur vetëm në Kategorinë e Tretë me Partizanin B.

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
Berisha refuzon të zbatojë Statutin dhe të dorëhiqet, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve

Berisha refuzon të zbatojë Statutin dhe të dorëhiqet, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve

Botohet në Itali libri “Notturno” me autor ish-Presidentin Bamir Topi (FOTO)

Botohet në Itali libri “Notturno” me autor ish-Presidentin Bamir Topi (FOTO)

Sali Berisha: Lulzim Basha nuk luftoi për votën e lirë, por për karriken e tij

Sali Berisha: Lulzim Basha nuk luftoi për votën e lirë, por për karriken e tij







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Video e frikshme nga Tel Avivi: Raketa godet ndërtesën nën këmbët e punëtorëve në skelë
Bota

Video e frikshme nga Tel Avivi: Raketa godet ndërtesën nën këmbët e punëtorëve në skelë

by mirseda
16:42 | 03/03/2026
0

Punëtorët kinezë në skela në një ndërtesë në ndërtim e sipër në Tel Aviv mbetën në gjendje...

Zbardhet drafti i PS: Fjalimet kufizohen në 5 minuta, 11 komisione në Kuvend

Zbardhet drafti i PS: Fjalimet kufizohen në 5 minuta, 11 komisione në Kuvend

16:33 | 03/03/2026
Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, plagosen dy persona

Aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, plagosen dy persona

16:28 | 03/03/2026
Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri

Muxhahedinët reagojnë për lajmet e sulmit raketor iranian në Shqipëri

15:38 | 03/03/2026
Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt”

Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt”

15:24 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com