Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

BIRN: Korporata e Investimeve, akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

5 orë ago
in Analizë, Bota
BIRN: Korporata e Investimeve, akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

Pallati i Kongreseve”, një monument kulture në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike.

E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste për të strehuar kongreset e ish-Partisë së Punës, kjo ndërtesë ka shërbyer për funksione të ndryshme, nga koncertet e panairet deri te organizimi i samiteve ndërkombëtare. Por fati i saj mbetet tashmë i paqartë.
Sipas pak të dhënave që AIC ka bërë publike, mësohet se godina do t’i nënshtrohet ‘rikonstruksionit’ dhe se ‘partneri privat do të përfitojë pjesën përkatëse të zhvillimit’. Megjithatë, për momentin nuk është e qartë se çfarë konkretisht do të përfitojë investitori nga kjo pronë publike.
E krijuar me ligj të veçantë në vitin 2019, AIC ka si objektiva kryesorë: nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet projekteve investuese në nivel qendror, vendor dhe rajonal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit; vënien në përdorim me eficiencë të pronave shtetërore; si dhe kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat.
Dispozitat ligjore i dhanë kësaj strukture pavarësi në administrimin dhe përdorimin e pronave shtetërore për t’i dhënë ato me qira, enfiteozë, leasing, shitje apo përdorim si kolateral, si dhe për zhvillimin e projekteve përmes procedurave të veçanta konkurrimi dhe negocimi të drejtpërdrejtë.
Por aktiviteti i saj i deritanishëm ka ngritur shqetësime të forta se po kryhet në kundërshtim me bazën ligjore për ruajtjen dhe sigurinë e pronës publike dhe se mekanizmat e përdorur nuk ofrojnë transparencë mbi përdorimin me eficiencë të këtyre pronave.

Ekspertët theksojnë se mungon një analizë e qartë për funksionin dhe qëllimin e kësaj strukture dhe se si ajo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit duke investuar pronat publike në sektorin e ndërtimit.
Ligji për krijimin e kësaj Korporate është kundërshtuar nga Banka Botërore dhe FMN, dhe këto institucione nuk e kanë parë si një strukturë që mund të zhvillojë ekonominë shqiptare”, thotë gazetarja Ola Xama, duke theksuar se një ekonomi zhvillohet mbi “rritjen e prodhimit, rritjen e produktivitetit të punës, inovacionin dhe mirëqeverisjen”.

“Ndërtimi është mbështetës i zhvillimit ekonomik, por jo promotor i tij,” shtoi Xama.

Ndryshimi i fokusit të korporatës
Në praktikë, AIC – një akronim që rrjedh nga emri në anglisht, Albania Investment Corporation – identifikon pronat shtetërore potenciale për zhvillim dhe, nëpërmjet ministrive përkatëse që i kanë në pronësi, i propozon Këshillit të Ministrave transferimin e tyre në administrim të saj. Më tej, AIC mund të hartojë analiza fizibiliteti dhe projekte zhvillimi, si dhe të hapë ‘ankand’ për ofertat private.

I gjithë procesi i identifikimit të pronave kryhet në mungesë transparence dhe pa konsultim publik, ndërsa nevoja dhe interesi i publikut përcaktohet në mënyrë arbitrare nga një bord drejtues i emëruar nga ministri i Ekonomisë dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës.

Në vitet e para të funksionimit, aktiviteti i saj u fokusua te projektet në fushën e energjisë, si ndërtimi i parqeve fotovoltaike, investime turistike në zona të mbrojtura apo prona të ushtrisë, si Baza e Pashalimanit, Parku Kombëtar i Divjakës dhe Karavastasë, Syri i Kaltër në Sarandë. Por fokusi ndryshoi kryekëput pasi drejtimin e korporatës e mori Elira Kokona, një bashkëpunëtore e afërt e kryeministrit Edi Rama.

Puna u përqendrua në projekte konkrete për ‘rijetëzimin’ e stadiumeve apo ndërtesave të tjera publike të rëndësishme – një term që nënkupton ‘faljen’ e tokës publike përreth tyre, kryesisht në zona të lakmueshme të Tiranës, në këmbim të shpenzimeve të rikonstruksionit apo metrave katrorë ndërtimi për zyra të administratës.

Në një aktivitet të mbajtur në janar, në praninë e investitorëve privatë, sektorit bankar dhe trupit diplomatik, u bënë publike disa prej projekteve të zhvillimit me pronën publike. Përfaqësuesit e qeverisë ofruan garanci për përfitimin publik të kësaj nisme dhe lehtësi për sipërmarrësit që do të bashkëpunonin në partneritet me shtetin.

Kryeministri Edi Rama e prezantoi nismën si një “urë” partneriteti me sipërmarrjen private për ndërtimin e “veprave të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale…” dhe u bëri thirrje bankave që të mbështesnin këto investime.
Ndërsa drejtoresha ekzekutive Elira Kokona tha se Korporata ofronte për këto projekte “prona publike të çliruara nga problemet e pronësisë, me certifikatë pronësie dhe leje zhvillimi”, si dhe ndërmjetësim me bankat shqiptare dhe institucionet e tjera publike.

Rama theksoi se, ndryshe nga metoda e mëparshme si nisma “Shqipëria 1 euro”, kjo metodë e re e shfrytëzimit të pronës shtetërore do të garantonte përfitime për shtetin si aksioner.

Por, siç konstatojnë auditimet e pavarura dhe ekspertët e ekonomisë, mënyra se si kjo agjenci po sillet me pronën publike rezulton në kundërshtim me ligjet në fuqi që mbrojnë sigurinë e pronës publike si dhe shfaq mungesë analizash dhe mekanizmash që garantojnë një menaxhim efektiv dhe transparent të saj.

Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që mori në analizë punën e saj nga krijimi deri në vitin 2024, konstatoi konflikte juridike në funksionimin e kësaj strukture dhe mungesë mekanizmash të qartë për monitorimin e efektivitetit të procedurave dhe të ekzekutimit të projekteve. Sipas KLSH-së, këto “paraqesin një risk të lartë operacional dhe institucional për menaxhimin e pronave shtetërore, si dhe nuk garantojnë sigurinë e tyre.”

“Për më tepër, proceset e përcaktuara në këto akte ligjore nuk janë në përputhje me legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e brendshme të AIC-së,” vëren më tej KLSH, duke evidentuar se Korporata nuk ka një metodologji standarde për seleksionimin e projekt-ideve, nuk ka studime fizibiliteti dhe ndryshon strategjitë e planet e punës nga viti në vit.

Edhe në aspektin financiar, deri më sot, ajo ka qenë një barrë për buxhetin e shtetit, duke thithur miliona euro për paga dhe kosto operative pa arritur të finalizojë projektet për të cilat u ngrit.

KLSH vë në dukje gjithashtu mungesën e stabilitetit financiar dhe konstaton shkelje në aktin e dhënies së një huaje prej 2.2 miliardë lekësh (22 milionë euro) në formë borxhi për Albcontroll, një tjetër shoqëri aksionare shtetërore, e cila gjendet në vështirësi pasi llogaritë e saj bankare u bllokuan për llogari të biznesmenit italian Becchetti, që fitoi një gjyq arbitrazhi me shtetin shqiptar.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, funksionimi i Korporatës së Investimeve dhe mekanizmat për përzgjedhjen e pronave shtetërore për zhvillim lënë shumë pikëpyetje mbi përfitueshmërinë publike dhe qëllimet e vërteta, duke hapur, sipas tyre, hapësira për klientelizëm dhe tjetërsim pa kthim të pronës publike.

“Në teori, ky instrument përdoret nga shteti për të arritur objektiva të vendosura për përdorimin e pasurive kombëtare në të mirë të shoqërisë dhe brezave të ardhshëm,” tha Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë.

“Ajo që bën diferencën në rezultate është qëllimi real i përdorimit të tyre dhe niveli i mirëqeverisjes,” paralajmëroi ai.

Stringa e krahason Korporatën me mekanizmin e Partneritetit Publik-Privat, të përdorur gjërësisht nga qeverisja socialiste në sektorë të ndryshëm, duke theksuar faktin se rezultatet e këtyre kontratave varen nga qëllimi i përdorimit të instrumentit dhe kapaciteti e integriteti i institucioneve shtetërore për të garantuar përfitimin publik.

Eksperienca me PPP-të, sipas tij, tregon se nuk mjafton që procedurat dhe kontrollet të jenë të mira në letër, por edhe të zbatohen në mënyrë efektive.

Shteti si zhvilues pronash

Në vitet e para pas ngritjes së saj, AIC nuk finalizoi asnjë projekt. Por pas emërimit në krye të saj të Elira Kokonës, në fund të vitit 2023, nisi faza e mbledhjes së pronave publike në asete dhe toka, në shumicën e rasteve pa projekte transparente për zhvillimin e tyre.

Në fund të majit 2024, një vendim i Këshillit të Ministrave transferoi në pronësi të kësaj strukture 17 prona publike, të cilat më parë i përkisnin ministrive apo agjencive të tjera ligjzbatuese, si dhe 8 godina shtetërore që do të ruajnë funksionin publik, por do t’i nënshtrohen projekteve të zhvillimit.

Edhe pronësia e ‘Pallatit të Brigadave’ u transferua përfundimisht tek AIC në një mbledhje qeverie në fund të korrikut. Në të njëjtën mbledhje u miratua transferimi i pronësisë së 5 godinave dhe truallit të tyre, që më parë ishin në pronësi të agjencive shtetërore, me qëllim zhvillimin e projektit “Korpusi i Inspektoriateve” – një ndërtesë e re që pritet të strehojë punonjësit e këtyre institucioneve publike. Godinat ekzistuese, të cilat ndodhen në zona me vlerë të lartë toke, do të prishen për t’i hapur rrugë investimeve të tjera të korporatës, për të cilat ende nuk ka projekte transparente.

Korporata ka krijuar dy entitete në varësinë e saj: “Albanian State Development & Real Estate”, për realizimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit – një projekt i dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner – dhe “Durana Tech Park”, kompania për financimin dhe ndërtimin e një parku teknologjik në Durrës.

Me pronat që po kalojnë në pronësi të Korporatës, shteti pretendon të përfshihet në marrëdhënie me privatët në tregun e ‘pasurive të patundshme’ për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit. Por këto pretendime mbeten të paqarta dhe nuk japin garanci për përfitimin publik.

“Mungojnë garancitë strukturore,” i tha BIRN-it Doriana Musai, arkitekte dhe aktiviste për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Sipas saj, Korporata vepron si shoqëri tregtare me kapital publik, jashtë rregullave të prokurimit dhe kontrollit institucional.

“Partnerët zgjidhen pa garë, nuk ka detyrime për matjen e ndikimit publik, dhe zhvillimet janë fokusuar te projektet turistike me përfitim të shpejtë. Në këto kushte, rreziku për kapje politike dhe përfitim të kufizuar për komunitetin është real,” shpjegoi Musai.

Ndërsa Azmi Stringa e sheh AIC në një tablo më të gjerë të problematikave që ka treguar përvoja e deritanishme e qeverisjes korporative me shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, që sipas tij “lë shumë për të dëshiruar”.

“Kjo eksperiencë na tregon se ka sfida të mëdha për të garantuar që korporatat të mbrojnë interesat e taksapaguesve, kur këta përfaqësohen si aksioner nga Qeveria, e cila mund të ketë qëllime dhe interesa të ndryshme nga qytetarët,” tha ai.

Stringa rreshton një sërë “problemesh të thella” në qeverisjen korporative të sektorit publik, si: “mungesa e pavarësisë së strukturave drejtuese dhe organeve mbikëqyrëse formale; emërime me bazë politike dhe jo profesionale; mungesa e një ‘tone at the top’ me standarde të larta integriteti; moszbatimi real i kodeve të etikës dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm; kapacitete të dobëta për menaxhimin e instrumenteve të ndërlikuara financiare dhe pronësore; mungesë transparence, përgjegjshmërie dhe llogaridhënieje menaxheriale; si dhe menaxhim joefektiv dhe keqmenaxhim i fondeve dhe pasurive publike.”

Në një kontekst të tillë, sipas tij, “edhe nëse Korporata do të kishte në letër procedura të sakta, mjedisi institucional dhe kultura menaxheriale aktuale në Shqipëri nuk ofrojnë garanci që ato do të zbatohen me integritet dhe në mënyrë të paanshme.”

Për gazetaren Ola Xama, kthimi i shtetit në një agjenci zhvillimi të pronës është bërë pa pasur asnjë analizë që të garantojë përfitimin publik në transaksione me privatin.

“Nga studimi që u kam bërë thirrjeve të hapura, si ato për stadiumet apo zhvillimin e pronave në Tiranë, sipërfaqja që merr shteti varion nga 30–35% në kryeqytet dhe 45% në zonat e stadiumit,” përqindje që sipas saj është më e vogël se ajo që fiton një pronar privat toke në Tiranë.

Nga ana tjetër, Xama vë në pikëpyetje nevojën reale për zyra të reja të shtetit, duke e parë justifikimin e dhënies së pronave publike për këtë arsye si të pabazuar.

“Nuk kemi një analizë se sa do të ishte kostoja nëse do të ndërtonte shteti dhe sa do të jetë kostoja nëse ndërton privati. Më pas, shteti mund t’i menaxhonte këto prona duke i dhënë me qira dhe pronësia, si për truallin, ashtu edhe për ndërtimin, të mbetej publike dhe jo private. Sepse bëhet fjalë për prona që janë të publikut dhe jo vetëm të një brezi, por edhe të brezave të ardhshëm,” tha ajo.

Duke marrë si shembull zhvillimin e pronës publike të godinës së Kadastrës, Xama thekson se nuk ka një nevojë të përligjur për zyra të reja, kur sapo ka përfunduar rikonstruksioni i tyre pas dëmtimeve nga tërmeti.

“Pra, mbeten pikëpyetje për nevojat reale që ka shteti për të strehuar punonjësit e tij dhe pse të zgjedhë këtë model zhvillimi,” tha ajo.

Rreziku i klientelizmit dhe humbja pa kthim e pronave

Sipas ekspertëve të ekonomisë, funksionimi i Korporatës së Investimeve dhe mekanizmat për përzgjedhjen e pronave shtetërore për zhvillim lënë shumë pikëpyetje mbi përfitueshmërinë publike dhe qëllimet e vërteta, duke hapur, sipas tyre, hapësira për klientelizëm dhe tjetërsim pa kthim të pronës publike.

Korporata e ka përfshirë “Pallatin e Kongreseve” në kategorinë “Projekte investimi me Institucionet Publike”, ku synimi është ‘rijetëzimi’ i zonave urbane ekzistuese dhe lista vijon me projekte ‘rijetëzimi’ për disa stadiume, “Niko Dovana”, Durrës, “Selman Stermasi”, Tiranë, “Flamurtari”, Vlorë, “Skënderbeu”, Korçë dhe Pallati i Lojrave me dorë “Asllan Rusi”.

Projektet për stadiumet parashikojnë rikonstruksionin e tyre nga privatet në këmbim të tokës publike pranë tyre për ndërtime masive kullash dhe njësive të shërbimit.

Kategoritë e tjera të projekteve lidhen me ‘projekte strategjike’, ku përfshihen parku teknologjik i Durrësit, Expo-Albania në Tiranë dhe projekti ‘Vrina”, i cili parashikon investime në fshatin Vrinë brenda Parkut të Butrinit.

Në zonat urbane ka një nënprojekt me emrin ‘Copëzat’, ku nuk ka të dhëna konkrete për pronat publike që do t’u transferohen privatëve, por sipas Elira Kokonës bëhet fjalë për ‘copëza toke’ shtetërore që do t’u jepen investitorëve privatë sipas kërkesave të tyre për të mos penguar projektet e nisura ngjitur me këto toka.

Projektet për bregdetin kanë rezultuar deri tani me mbylljen e procedurave për vilat qeveritare të Velipojës dhe Vlorës, ku do të ndërtohen hotele me 5 yje dhe ku shteti parashikon të marrë në këmbim ‘suita’, që do të përdoren për autoritetet shtetërore. Kompanitë fituese në këto dy projekte janë fituar nga biznesmenë pranë qeverisë, i njëjti rreth që ka përfituar me ligjin e ‘investimeve strategjike’.

Përveç tjetërsimit të pronave publike nëpërmjet këtyre projekteve, ngjashëm me ligjin për ‘Investimet Strategjike’, shteti vihet në dispozicion të këtyre projekteve me mbështetje nga institucionet shtetërore për infrastrukturë ndihmëse, të tilla si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion, si dhe ‘gadishmërinë’ e institucioneve për miratimin e lejeve dhe liçencave në kohë rekord.

Për arkitekten Doriana Musai, mënyra si është konceptuar korporata krijon terren të favorshëm për ‘klientelizëm’ dhe ‘përqendrim ekonomik’.

“Merr prona publike në administrim dhe i zhvillon përmes marrëveshjeve afatgjata me partnerë të zgjedhur pa garë,” shpjegon ajo, ndërsa shton se ka mungesë të konkurrencës, transparencës dhe përjashtimin e aktorëve lokalë.

Duke bërë analogji me rreziqet e kësaj skeme, Musai sjell si shembull mënyrën se si u operua me ligjin 7665 të vitit 1993, i cili parashikonte dhënien me 99 vjet të zonave me përparësi turizmin përmes marrëveshjeve afatgjata me partnerë të përzgjedhur, pa garë.

“Si skemë ligjore përfundoi në praktikë në zhvillime turistike përgjatë Gjirit të Durrësit, Lalzit dhe zonave të tjera, ku tokat publike në fakt përfunduan të privatizuara dhe publiku humbi aksesin e lirë në to”, kujton ajo.

Edhe gazetarja Ola Xama thekson se ekziston rreziku i favorizimit të “klientelizmit” nga korporata dhe thekson se ajo mund të kthehet në ‘një formë e re e privatizimit të pronës shtetërore”.

Koporata e Investimeve, thekson Xama, “është një strukturë vertikale e cila dhe pse ka një bord, ne nuk shohim vendimmarrjen e bordit, por shohim që të gjitha projektet shpallen nga kryeministri, qoftë dhe ato që u takojnë bashkive”.

Në këtë kontekst, sipas saj, edhe kontrolli i punës së saj për konfliktin e interesave , pastrimin e parave e rreziqe të tjera vihet në pikëpyetje.

“Rreziku kryesor është sa mund të veprojnë autoritetet dhe profesionet e ngarkuara për raportimin e rasteve të tilla… kur kemi të bëjmë me investime madhore që promovohen nga vetë kryeministri,” pyet Xama.

Edhe për profesorin e financës, Azmi Stringa, reziku i klientelizmit tek AIC është i lartë.

“Në mungesë të mekanizmave të fuqishëm të kontrollit, auditimit dhe transparencës, ka risk që Korporata të kthehet një tjetër kanal për transferimin e aseteve publike drejt interesave të ngushta private, në vend që të jetë një mjet i zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik”, tha ai.

Stringa e krahason atë që po bën sot Korporata me kontratat e PPP-ve të 2016-2017 vetëm se tani, sipas tij, përgjegjësia është në pak veta dhe procesi kalon në pak hallka, duke bërë që niveli i transparencës dhe llogaridhënies të jetë dhe më i ulët.

“Pra ka shumë gjasa që qëllimi i krijimit të korporatës të jetë diçka më e thellë se thjesht dëshira për mirë”, vëren ai, duke ngritur shqetësimin për fatin e pronave publike që po i kalojnë në pronësi të një shoqërie tregëtare.

“Duke ia dhënë pasuritë Korporatës kemi marrë përsipër dhe riskun që si në çdo shoqëri aksionere ato të humbasin, të keqmenaxhohen ose të pretendohen nga të tjerë, si p.sh. bankat”, thotë ai.

“Në teori, ky instrument përdoret nga shteti për të arritur objektiva të vendosura për përdorimin e pasurive kombëtare në të mirë të shoqërisë dhe brezave të ardhshëm,” tha Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë.

Stringa argumenton se kalimi i pronësisë është një transaksion që duhet raportuar në kontabilitet dhe në bilancet aktive me vlerën e tyrë të tregut në momentin e transferimit, gjë që rezulton se nuk e ka bërë Koporata në pasqyrat financiare të 2024-ës.

Në këtë kontekst, sipas tij, nuk dihet sot vlera kontabël që pronat e transferuara kanë patur në librat e institucioneve shtetërore dhe as vlerën e tregut të këtyre aseteve në momentin e transferimit, për të dokumentuar kështu dhe interesin e ligjshëm të shtetit dhe sa i ekspozuar do jetë në të ardhmen.

“Asnjë person i kthjellët mendërisht, dhe aq më pak shteti, nuk transferon asete dhe prona tek një ent tjetër juridik pa i përcaktuar vlerën e tregut”, përfundoi ai.

“Ajo që bën diferencën në rezultate është qëllimi real i përdorimit të tyre dhe niveli i mirëqeverisjes,” paralajmëroi ai.

Stringa e krahason Korporatën me mekanizmin e Partneritetit Publik-Privat, të përdorur gjërësisht nga qeverisja socialiste në sektorë të ndryshëm, duke theksuar faktin se rezultatet e këtyre kontratave varen nga qëllimi i përdorimit të instrumentit dhe kapaciteti e integriteti i institucioneve shtetërore për të garantuar përfitimin publik.

Eksperienca me PPP-të, sipas tij, tregon se nuk mjafton që procedurat dhe kontrollet të jenë të mira në letër, por edhe të zbatohen në mënyrë efektive.

Shteti si zhvilues pronash

TË LIDHURA

Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?
Bota

Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?

15:09 | 19/08/2025
Netanyahu e quan kryeministrin australian “politikan i dobët që e tradhtoi Izraelin”
Bota

Netanyahu e quan kryeministrin australian “politikan i dobët që e tradhtoi Izraelin”

15:05 | 19/08/2025
Izraeli gati të miratojë marrëveshjen ‘më të madhe’ të furnizimit me gaz në historinë e tij për Egjiptin
Bota

Izraeli gati të miratojë marrëveshjen ‘më të madhe’ të furnizimit me gaz në historinë e tij për Egjiptin

13:01 | 19/08/2025
Next Post
Automjeti përfshihet nga flakët në Korçë, dyshohet defekt elektrik

Automjeti përfshihet nga flakët në Korçë, dyshohet defekt elektrik

Gjesti i Zelenskyt ndaj Trump, i dhuroi shkopin e golfit nga një ushtar i plagosur

Gjesti i Zelenskyt ndaj Trump, i dhuroi shkopin e golfit nga një ushtar i plagosur

Dodik sfidon RS: Nuk e respektoj vendimin e gjykatës! Mbetem president i Republikës Serbe në Bosnjë

Dodik sfidon RS: Nuk e respektoj vendimin e gjykatës! Mbetem president i Republikës Serbe në Bosnjë

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025

TË FUNDIT

Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët
Kryesore

Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët

by mirseda
16:13 | 19/08/2025
0

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e...

Kristjan Asllani transferohet te Bologna, ja detajet e marrëveshjes

Kristjan Asllani transferohet te Bologna, ja detajet e marrëveshjes

15:11 | 19/08/2025
Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?

Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?

15:09 | 19/08/2025
Tiranë – IMT “zbarkon” në Kombinat, lirohen hapësirat publike

Tiranë – IMT “zbarkon” në Kombinat, lirohen hapësirat publike

15:08 | 19/08/2025
Netanyahu e quan kryeministrin australian “politikan i dobët që e tradhtoi Izraelin”

Netanyahu e quan kryeministrin australian “politikan i dobët që e tradhtoi Izraelin”

15:05 | 19/08/2025

Tirana Today

© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com