Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Bie importi i qeseve plastike në Kosovë, kursehen një milion euro në vit

12 muaj ago
in Kosovo
Bie importi i qeseve plastike në Kosovë, kursehen një milion euro në vit

Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në vetëm 250 mijë kg në 2024. Që prej vendosjes së çmimit prej 5 centë për qeset plastike në vitin 2023, importi i tyre ka rënë ndjeshëm, ka njoftuar instituti Atlas përmes disa grafikëve të publikuara.

Sipas tyre, nga një milion kg në vitin 2021, importi i tyre ka rënë në 250 mijë kg në vitin 2024, duke rezultuar me rreth 1 milion euro kursime në vit.

Vendosja e çmimit prej 5 centë për qeset plastike në tetor 2023 ka sjellë rezultate të prekshme: importi ka rënë nga 1 milion kg në 2021 në vetëm 250 mijë kg në 2024 – një kursim prej rreth 1 milion eurosh në vit. Kjo dëshmon se politikat fiskale mund të ndikojnë realisht në uljen e ndotjes mjedisore”, është thënë në postimin e institutit.

Atlasi ka bërë thirrje që qeset plastike njëpërdorimshe të ndalohen tërësisht. Tutje thuhet se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka publikuar ende të dhënat për prodhimin vendor, siç kërkohet me ligj, deri me 31 mars të çdo viti.

Në tetor të 2023-tës ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ për qeset e plastikës, i cili i ndalon tërësisht disa, e disa të tjera i bën me pagesë. Përdorimi i qeseve të plastikës falas është i mundur vetëm për qeset që përdoren për fruta nga 0 deri në 25 mikronë. Ndërkohë, qeset nga 25 deri në 50 mikronë kushtojnë 5 centë.

“Nga zero deri në 25 mikron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta, të cilat nuk do t’i kenë mbajtëset. Ndërsa për qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohet përdorimi i tyre, do të kushtojnë pesë centë, por nuk do të lejohen që të kenë logo të prodhuesve, apo logo reklamuese”, pati thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, kanë shprehur shqetësimin se qeset e plastikës, që shfrytëzohen për mbajtjen e produkteve ushqimore, hidhen më pas në çdo vend – në rrugë, në parqe, në lumenj.

“Ne, si qytetarë, jemi shumë pak të kujdesshëm. Ne shohim se për çdo blerje, marrim qese plastike në dyqane dhe pastaj ato qese i përdorim në shtëpitë tona për hedhjen e mbeturinave apo nevoja të tjera”, thotë Luan Hasanaj nga Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kosova ka qenë vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor në të cilin qeset e plastikës për një përdorim ofrohen falas për konsumatorët.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 janë grumbulluar 485 mijë tonë mbeturina komunale – ku përfshihen edhe qeset e plastikës.

Gjatë një viti, mesatarja e mbeturinave për kokë banori është 273 kilogramë apo 0.75 kilogram në ditë. Për natyrën qeset e plastikës janë të dëmshme dhe atyre u duhen shumë vite të dekompozohen.

Përveç kësaj, kur qeset e plastikës shkatërrohen nën rrezet e diellit, në tokë lëshohen substanca toksike. Nga korriku i vitit 2021, Bashkimi Evropian ka fuqizuar direktivën që ndalon plastikën për një përdorim.

Produktet e plastikës për një përdorim përfshijnë: pjatat, gotat, shkopinjtë për pirje dhe ato qese që, sipas BE-së, shndërrohen në mikroplastikë dhe mbeten gjatë në mjedis. Qëllimi përfundimtar i BE-së është që deri në vitin 2030, çdo plastikë e mbetur të jetë e ripërdorshme ose e riciklueshme.

TË LIDHURA

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve
Kosovo

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

19:50 | 08/04/2026
Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup
Kosovo

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

17:20 | 06/04/2026
Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje
Kosovo

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

18:41 | 04/04/2026
Next Post
34-vjeçari denoncon se është kërcënuar me armë zjarri nga 4 persona

34-vjeçari denoncon se është kërcënuar me armë zjarri nga 4 persona

Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë, bien shitjet në 2025-ën

Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë, bien shitjet në 2025-ën

Luiz Ejlli me një mesazh të fortë për publikun – Përgjigjjet më të thella…

Luiz Ejlli me një mesazh të fortë për publikun – Përgjigjjet më të thella…







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com