Xhensila dhe Besi tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen. Lajmi ka qenë kryefjalë së fundmi në mediat rozë, kjo pasi dyshja ishin një nga çiftet më simpatikë dhe shpesh në postimet e tyre në rrjete sociale shihnim një panoramë të lumtur familjare, bashkë me vajzën e tyre Ajkën dhe djalin Amen.
Iconstyle raportoi më herët se, dyshja kanë nisur edhe procesin e divorcit dhe duket se po mbyllin një kapitull në jetën e tyre. Megjithatë për hir të fëmijëve, situata mes çiftit në sytë e ndjekësve apo publikut do të duket kaotike.
Ashtu si edhe një veprim i fundit i Xhensilës që nxit spekulime për një ribashkim dhe se ndarja mund të jetë thjeshtë një fasadë për vëmendje. Ajo ka bërë “like” disa komente që janë bërë në klipin e këngës së saj më të fundit, ku fansat kërkojnë rikthim me Besin