Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, lirohen mjetet financiare për katër projekte

6 ditë ago
in Kosovo
BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, lirohen mjetet financiare për katër projekte

Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri të Kosovës”.

Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë eurosh. “Bazuar në këto dhe në përputhje me komunikimin e Komisionit për Zgjerimin 2025, kam kënaqësinë t’ju informoj se Komisioni do të heqë më tej disa nga masat e BE-së, konkretisht ato që lidhen me programin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare”, thuhet në letrën e Koopmanit.

Kosova kërkon heqjen e plotë të masave ndëshkuese

Kosova mirëpret hapin e radhës nga ana e BE-së dhe heqjen e plotë të masave, u shpreh Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, theksoi Bislimi.

Por Bashkimi Evropian, siç shkruajnë mediet në Prishtinë, nuk do t’i heqë këtë vit të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova t’i paraqesë projektet edhe për përdorimin e fondeve të IPA-s, pra të para-anëtarësimit për periudhën 2026–2027, të cilat gjithsesi duhet të miratohen edhe nga Komisioni Evropian e të mbështeten nga vendet anëtare.

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutuan të martën në Bruksel për procesin e zgjerimit, duke miratuar konkluzionet për këtë proces.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian, në pjesën për Kosovën bën thirrje që vendi të përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave. Ndër kërkesat e tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa nga Serbia kërkohet që të nisë me njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës dhe të ndërpresë kundërshtimin ndaj anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kosova ende pas në procesin e integrimit në BE

Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse për këtë ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.

Për të kërkuar më shumë nga Brukseli për Kosovën, në kryeqendrën evropiane ka udhëtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, “në këtë Samit do të diskutohet partneriteti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit”.

“Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, thuhet në njoftimin e presidences. Në agjendën e diskutimeve të Samitit thuhet më tej se “përfshihen gjithashtu Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, forcimi i integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat”. Po ashtu, liderët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe menaxhimin e migracionit dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane. Samiti vjetor BE–Ballkani Perëndimor është bërë formalitet vitet e fundit. Draft-deklarata e Samitit, një pjesë të së cilës e kanë publikuar mediet në Prishtinë, dokument që duhet të miratohet nga udhëheqësit e BE-së, pohon se “e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun tonë. Zgjerimi është një mundësi reale që duhet shfrytëzuar”.

TË LIDHURA

Policia e Kosovës jep detaje nga vdekja e Shemsi Krasniqit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”
Kosovo

Policia e Kosovës jep detaje nga vdekja e Shemsi Krasniqit, vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”

10:16 | 23/12/2025
Miliona euro dëm nga shpronësimet, ish-ministri në rol ndërmjetësi
Kosovo

Miliona euro dëm nga shpronësimet, ish-ministri në rol ndërmjetësi

16:19 | 20/12/2025
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja
Kosovo

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

20:13 | 19/12/2025
Next Post
Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për policin Ludjan Zaim

Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për policin Ludjan Zaim

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg

Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan/ 20-vjeçarja nga Azia humb jetën në banesë, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Elbasan/ 20-vjeçarja nga Azia humb jetën në banesë, dyshohet se…

by mirseda
12:30 | 23/12/2025
0

Një shtetase e huaj ka humbur jetën ditën e djeshme në banesën e saj në lagjen “5...

Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK, ish-kampioni i Skënderbeut zbulon arsyen

Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK, ish-kampioni i Skënderbeut zbulon arsyen

12:21 | 23/12/2025
Pas 2 orësh, deputetja e PS Olta Xhaçka largohet nga SPAK

Pas 2 orësh, deputetja e PS Olta Xhaçka largohet nga SPAK

12:18 | 23/12/2025
Flet avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me episodin e pengmarrjes

Flet avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me episodin e pengmarrjes

12:15 | 23/12/2025
Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat. Ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat. Ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

11:59 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com