Donald Trump kërcënon BE-në me tarifa të reja për vendimin “e padrejtë” (sipas tij) ndaj Google.
“Sot, Evropa goditi një tjetër kompani të madhe amerikane, Google, me një gjobë prej 3.5 miliardë dollarësh, duke vjedhur në mënyrë efektive para që përndryshe do të kishin shkuar në investime dhe vende pune amerikane”, shkroi Trump në Truth.
“Kjo është përveç gjobave dhe taksave të shumta të tjera të lëshuara kundër Google dhe kompanive të tjera amerikane të teknologjisë, në veçanti. Vërtet e padrejtë, dhe taksapaguesi amerikan nuk do ta tolerojë këtë!” – paralajmëroi presidenti amerikan.
“Ne nuk mund ta lejojmë që kjo t’i ndodhë zgjuarsisë së shkëlqyer të Amerikës, dhe nëse ndodh, unë do të detyrohem të filloj një procedurë të Seksionit 301 për të përmbysur sanksionet e padrejta të vendosura ndaj këtyre kompanive amerikane”, – përfundoi manjati, duke iu referuar ligjit të tarifave.