Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

3 muaj ago
in Bota
BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

Bashkimi Evropian ka akuzuar kompaninë Meta , se ka dështuar të zbatojë siç duhet rregullat e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), duke mos siguruar mekanizma të thjeshtë dhe efektivë për përdoruesit që të raportojnë përmbajtje të paligjshme në platformat e saj.

Komisioni Evropian tha se këto përmbajtje përfshijnë materiale që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve dhe terrorizmin, dhe se mungesa e transparencës përbën shkelje të rëndë të detyrimeve ligjore të BE-së.

Hetimi i Brukselit mund të çojë në një gjobë të madhe për Metën, që mund të arrijë deri në 6% të të ardhurave të saj vjetore globale, sipas parashikimeve të DSA-së, ligji që synon të forcojë kontrollin dhe përgjegjësinë e platformave të mëdha online për përmbajtjen që ato shpërndajnë.

Deri më tani, BE-ja nuk ka vendosur asnjë gjobë të tillë, por çështja ndaj Metës mund të shënojë rastin e parë të këtij lloji.

Komisioni vuri në dukje edhe probleme në mekanizmin e ankesave të Metës, duke theksuar se procesi i apelimit pas heqjes ose bllokimit të përmbajtjeve e bën të vështirë për përdoruesit të argumentojnë pse nuk pajtohen me vendimet e kompanisë.

Në reagimin e saj, Meta mohoi çdo shkelje të DSA-së, duke deklaruar se ka bërë ndryshime në mënyrën e raportimit të përmbajtjeve, në procedurat e apelimit dhe në mjetet e qasjes në të dhëna që prej hyrjes në fuqi të ligjit.

Kompania tha se është në dialog të vazhdueshëm me Komisionin Evropian dhe beson se veprimet e saj janë në përputhje me kërkesat ligjore të BE-së.

Në të njëjtën kohë, rregullatorët evropianë kanë kritikuar edhe TikTok-un, duke e akuzuar për vendosje të procedurave të ndërlikuara për studiuesit që kërkojnë qasje në të dhënat publike dhe për mungesë transparence në reklamimin online.

TikTok është përgjigjur se mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, por ka kërkuar nga BE-ja qartësi ligjore, pasi disa kërkesa të DSA-së bien ndesh me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Ky përplasje vjen në një klimë të tensionuar mes SHBA-së dhe BE-së për rregullat digjitale, pasi presidenti Donald Trump ka paralajmëruar masa ndëshkuese kundër vendeve që, sipas tij, ‘diskriminojnë’ kompanitë amerikane.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, tha se akuzat për censurë janë të pabazuara dhe se DSA-ja, përkundrazi, ‘mbron lirinë e shprehjes dhe u jep qytetarëve evropianë mjetet për t’u mbrojtur ndaj vendimeve të njëanshme të gjigantëve të teknologjisë.’

TË LIDHURA

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A
Bota

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes
Bota

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur
Bota

Rrëzohet një avion privat në SHBA, 7 të vdekur dhe një i plagosur

18:52 | 26/01/2026
Next Post
Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla

Tensionet tregtare BE-Kinë, pritet takimi mes Brukselit dhe Pekinit për metalet e rralla







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

by mirseda
21:45 | 26/01/2026
0

Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi në rrugët e Durrësit...

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com