Analisti Baton Haxhiu shprehet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është politikani më i fortë në Shqipëri. Sipas tij, në 8 vite në drejtimin e kryeqytetit, ai ka arritur të krijojë infrastrukturën e vetë dhe nuk ka konkurrentë.
“Erion Veliaj nuk ka konkurrentë sepse ka 25 mijë deri në 30 mijë vota. Por Erion Veliaj është njeri me fat sepse nuk ka bërë asnjëherë garë politike, përballëse për Tiranën. Në 2013, pas fitores së PS me LSI, pastaj krijoi një besim tek shqiptarët, ishin 2 parti që kishin mjaftueshëm vota për të mos folur për zgjedhjet kur nuk morën pjesë. Pastaj ky vit i garës nuk ekziston sepse vijmë pas një konflikti të së djathtës.
E dyta, Erion Veliaj është konjukturalisht, njeriu më i fortë në Shqipëri ndoshta dhe është i fortë se Rama, është njeri që është i kujdesshëm. Marrëdhëniet me Ramën, fakti që është numri 2, marrëdhëniet duhet të jenë të mira.
Ka pasur 8 vjet kohë që të ndërtojë infrastrukturën e vet, njerëzit e vet, raportet me mediat dhe unë e konsideroj se momentalisht Erion Veliaj është njeriu më i fortë në Shqipëri. Po flas për njeriun që e ka fortësinë e vet. Dua që t’i prek elementët tjerë. Veliaj vjen prej një suksesi në ndryshimet në Tiranë, që i takojnë Ramës të cilat pastaj kur u bë kryetar i PS-së, iu mveshën PS-së”, u shpreh ai në “Opinion”.