Menaxheri i Milanit, Serxho Konseisao, e ka cilësuar rezultatin e barabartë në ndeshjen kundër Interit si të drejtë, duke theksuar se ekipi kishte mundësitë për të shënuar, por tashmë duhet të përqendrohen tek sfidat e ardhshme.
“Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe e drejtë. Kishim raste të mira për të shënuar, por tani është momenti për të menduar për ndeshjen e ardhshme. E duam shumë këtë finale dhe sigurisht që do të vazhdojmë të luftojmë,” tha ai, duke shtuar se ishte një sfidë me një rival të njohur, ku ishte e nevojshme që të bëhej një ndeshje inteligjente, dhe që Milan arriti ta bënte atë.
Konseisao shprehu krenarinë për qasjen dhe angazhimin e skuadrës dhe falënderoi tifozët për mbështetje. Ai vuri në dukje se Interi kishte bërë një ndeshje të ekuilibruar, por gjithashtu theksoi se skuadra e tij nuk ra në grackën e kundërshtarit dhe mbeti e përqendruar. “Jemi të kënaqur me këtë performancë dhe tani duhet të shohim përpara,” përfundoi ai.