Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Tass dhe njoftimit të departamentit të policisë, një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin Baikalsk. Pesë adoleshentë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në rajonin Irkutsk të Siberisë.
Sulmuesi i dyshuar më pas i vuri flakën shtëpisë dhe humbi jetën nga zjarri. Hetuesit thanë se trupat e pesë viktimave të mitura u gjetën në vendngjarje.
Sipas tyre, një grup të rinjsh ishte mbledhur në këtë shtëpi dhe në një moment, një prej tyre sulmoi të tjerët me thikë. Si pasojë, katër adoleshentë u vranë, ndërsa katër të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital me lëndime të ndryshme.