Sipas dëshmitarëve okularë shkak është bërë shpejtësia e minibusit.
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti në jug të Kajros. Mediat e huaja raportojnë se një aksident ndodhi në autostradë, ku një minibus u përplas me një kamion.
Sipas dëshmitarëve okularë shkak është bërë shpejtësia e minibusit. Ata thanë se shumica e të vdekurve ishin pasagjerë. Autoritet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit fatal me 15 viktima.
Në Egjipt, aksidentet e trafikut janë të zakonshme dhe marrin mijëra jetë çdo vit. Shumica e aksidenteve shkaktohen nga shpejtësia, mirëmbajtja e dobët e rrugëve dhe zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.