Sipas raportimeve, Radja Nainggolan, është arrestuar nën dyshimin për kontrabandë kokaine.
Mesfushori belg u transferua te Lokeren-Temse në kategorinë e dytë në atdheun e tij të martën e kaluar.
Ai shënoi debutimin e tij të premten një gol direkt nga këndi për të shpëtuar skuadrën nga humbja.
Megjithatë, raportet në Belgjikë të hënën në mëngjes zbuluan se ish-ylli i Romës dhe Interit u arrestua nga policia si pjesë e një hetimi për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerp.
Përafërsisht 30 shtëpi u bastisën në zonat e Antwerpen dhe Bruksel si pjesë e operacionit.