Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Showbizz

Arrestimi i Liamit brenda shtëpisë së BBV, avokati i tij: As policët s’e dinin pse po i vinin prangat! Dënimi i tij nuk ishte i regjistruar

2 vjet ago
in Showbizz
Arrestimi i Liamit brenda shtëpisë së BBV, avokati i tij: As policët s’e dinin pse po i vinin prangat! Dënimi i tij nuk ishte i regjistruar

Dritan Shehaj, avokati i Liam Osmanit ish-banorit të Big Brother i cili u arrestua si i dënuar për mashtrim sapo hyri në shtëpinë e famshme, ka deklaruar se as policët nuk e dinin për çfarë po i vinin prangat klientit të tij.

Shehaj tha se ndaj Liamit nuk rezultonte i regjistruar asnjë vendim edhe pse dënimi me 2 vite e 6 muaj burg ishte i formës së prerë.

“Në drejtorinë e policisë së Trianës ku ishte akomoduar fillimisht nuk kishin asnjë dijeni pse e kishin marrë. Nuk rezultonte i regjistruar vendimi edhe pse ishte i formës së prerë. Pritëm derisa erdhi dokumenti nga arkiva”- u shpreh avokati.

Ai tha më tej se në rastin kur u arrestua, Liam Osmani ka qenë totalisht i habitur pasi nuk kishte dijeni të ndonjë procesi gjyqësor e aq më pak të një dënimi me burg për të.

“I është bërë me dije se ka një vendim ndaj tij. Habia në momentin e parë ka qenë e madhe. Personi nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë cështje nuk është informuar ndonjëherë nga organet përkatëse për dënimin ndaj tij. Në këtë padijeni, ka ardhur në Shqipëri ka kaluar në Rinas pa patur asnjë problem, ka qëndruar disa ditë në Tiranë derisa u bë banori më i ri i shtëpisë së Big Brother”- shtoi Shehaj.

Sa i takon faktit që ish-banori i Big Brother nuk u arrestua nga Rinas sapo mbërriti në vend ashtu si personat e tjerë të shpallur në kërkim, avokati tha se nuk e kuptonte sesi kishte ndodhur një gjë e tillë duke theksuar se Liami kishte përdorur gjeneralitetet e tij pa ndryshuar asgjë.

“Nuk e di se cila është arsyeja. Jam i bindur dhe u garantoj se Liam Osmani nuk ka ndryshuar asnjë përbërës të gjeneraliteteve të tij. Fakti që ai ka përdorur një pasaportë gjermane nuk justifikon veprimet nga ana e organeve të policisë. Nëse këto organe do kishin kryer detyrën e tyre, Liami do të ishte ndaluar në aeroport menjëherë si në shumë raste të tjera ku sapo dikush hyn në territorin shqiptar dalin të gjitha informacionet. Dëmi është shumëfish më i madh sepse publiciteti i shkaktuar dhe ngarkesa që ka marrë ai është shumë e madhe”- u shpreh avokati Dritan Shehaj.

Liam Osmani rezulton të jetë i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për përvetësimin e 17 biletave turistike, çështje e cila, sipas avokatit duhet të shqyrtohet nga një gjykatë civile dhe jo penale sepse bëhet fjalë për një marrëveshje me deklaratë noterie mes personave civilë.

Duke shpjeguar hapat e mëtejshëm, Shehaj tha se do të kërkohet që të ketë një rinisje të procesit gjyqësor ndaj klientit të tij i cili ishte dënuar në mungesë dhe në padijeni të një procesi të tillë ndaj tij.

TË LIDHURA

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …
Aktualitet

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

12:15 | 12/02/2026
“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët
Showbizz

“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

09:32 | 12/02/2026
“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”
Showbizz

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Next Post
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e martë 5 mars 2024

“Nuk i jap dot përgjigje”, ngjarja e rëndë në Durrës ku fëmijët ekzekutuan babanë, Fevziu tregon shkakun: Ka një keqkuptim të madh

"Nuk i jap dot përgjigje", ngjarja e rëndë në Durrës ku fëmijët ekzekutuan babanë, Fevziu tregon shkakun: Ka një keqkuptim të madh

Fshihen të gjitha fotot me Sarën, çfarë po ‘zien’ në familjen e Bardhit?

Fshihen të gjitha fotot me Sarën, çfarë po ‘zien’ në familjen e Bardhit?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com