Nuk mbylli një sezon pozitiv as Arbër Hoxha, me sulmuesi kuqezi që humbi shumë nga statusi i tij si titullar tek ekipi i Dinamo Zagreb. Gjigandët kroat po bëhet gati për një revolucion ku pritet të largohen disa lojtarë, mes tyre edhe Arbër Hoxha. Futbollisti shqiptar pritet të ndryshojë ambient këtë verë pasi edhe ofertat për të nuk mungojnë.
Ashtu siç është bërë trend kohët e fundit, futbollistët kuqezi pëlqehen shumë në Turqi, në këtë pikë mund të mund të mos mungonte edhe emri i Arbër Hoxhës. Interesim për të kanë shfaqur edhe në Angli, ku Hull City e sheh si një opsion. Ndërkohë, më herët, emri i tij u lakua gjatë janarit për një transferim të mundshëm tek ekipi i Lecces në Serie A.