Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit, Arben Ahmetaj për rekurs për të kundërshtuar kontrollin në vilën në Hamallaj të bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha.
Për rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i SPAK për sekuestron e vilës në Hamallaj të bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit.
SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.
Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.