Carlo Ancelotti ka regjistruar suksesin e parë si trajner i 5 herë kampionëve të botës, duke kualifikuar Brazilin në kompeticionin më madhor në botë sa i përket përfaqësueseve. Selesao mposhtën Paraguajin në ndeshjen e radhës kualifikuese, ndërsa mjaftoi një gol i sulmuesit madrilen Vini Jr, për të prere një biletë drejt Shteteve të Bashkuara. Një lojë e dominuar plotësisht nga Brazili, i cili shpërdoroi disa raste shënimi, por në minutën e 44’ Cunha shërbeu për Vini Jr, që me portën bosh realizoi.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Brazilin që kualifikohet në kampionatin botëror kur mbeten dhe 2 ndeshje deri në përfundim me 25 pikë në 16 duele. Aktualisht janë 3 skuadra të cilat kanë siguruar biletën, Argjentina e cila e mbyll si kryesuese, por dhe Ekuadroi.
Albicelestët morën një barazim ndaj Kolumbisë, teksa skuadra e Scalonit luan pa presion, pasi jo vetëm do të provojë të ruajë titullin kampion, por madje e ka blinduar vendin e parë në grup. Luis Diaz kaloi përpara Kolumbinë, me Argjentinën që barazoi me Almadën 9 minuta para fundit, teksa kapiteni Messi luajti si titullar.