Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Analiza e REL: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

8 muaj ago
in Kosovo
Analiza e REL: A ka Lista Serbe të ardhme në institucionet e Kosovës?

Nga një instrument për integrimin e komunitetit serb në shoqërinë kosovare, në një nxitës të dezintegrimit të tij.

Kështu e sheh rrugëtimin e Listës Serbe Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë.

Vetëm pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, thotë ai, do të shihet nëse ajo ka ndryshuar ndërkohë qëndrimet dhe politikat e saj.

Tash për tash, sipas Kamberit, mbetet e paqartë nëse kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi – do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe bashkëjetesës, apo do të bëjë të kundërtën.

Nga ana tjetër, Miodrag Milliqeviq nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut vlerëson se Lista Serbe ka humbur tashmë besueshmërinë dhe aftësinë për të bërë koalicione, dhe se këtë nuk do ta ndryshonin as ndërrimet e mundshme të kuadrove brenda saj.

Ai thekson se kjo situatë është kryesisht pasojë e sulmit të armatosur në Banjskë, më 2023, por edhe e veprimeve sipas parimit “ngrohtë-ftohtë”.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit e mori nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Lista Serbe nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me këtë sulm, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Lista Serbe as nuk u distancua nga Radoiçiqi, të cilin, deri atëherë, e mbronte vazhdimisht.

Në nëntor të vitit 2022, kjo parti i braktisi institucionet e Kosovës në veri të vendit, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me ato të Kosovës.

Më pas, në prill të vitit 2023, ajo bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale dhe më vonë për bojkotimin e votimeve për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe.

Ndaj, kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe, mbetën në pushtet në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok deri në fund të mandateve të tyre.

Lista Serbe, megjithatë, iu rikthye proceseve zgjedhore.

Aktualisht ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale, të planifikuara për 12 tetor.

Javën e kaluar, ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sepse nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb nuk u votua në paketë me kandidaten tjetër për nënkryetare nga komunitetet pakicë joserbe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e përfundoi seancën konstituive më 30 gusht, edhe pse nënkryetari serb nuk u zgjodh.

A është i mundur “rehabilitimi” i Listës Serbe?

Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse ka vështirësi të funksionojë brenda institucioneve të Kosovës dhe nëse do t’i ndryshonte politikat apo strukturat e partisë, por nuk mori përgjigje.

Pas seancës së Kuvendit javën e kaluar, deputeti i kësaj partie, Igor Simiq, tha se të drejtat e komunitetit serb po shkelen, ashtu si edhe rendi kushtetues dhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

“Lista Serbe dhe populli serb nuk janë pengesë, e as dikush që dëshiron t’i bllokojë proceset. Kërkojmë vetëm që të respektohen të drejtat tona”, tha Simiq.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kamberi thotë se sulmi i armatosur në Banjskë ka hapur dilema rreth Listës Serbe dhe se udhëheqja e re e saj, me Zllatan Ellekun në krye, nuk e ka ndryshuar shumë situatën.

“Do të shohim se si do të sillet Lista Serbe pasi – sipas të gjitha gjasave – të kthehet në pushtet në nivelin lokal [në veri të Kosovës], çfarë lloj marrëdhënieje do të ketë me Prishtinën zyrtare… Qëndrimet e Listës Serbe do të varen edhe nga procesi i dialogut, por edhe nga zhvillimet në Serbi. Nëse SNS-ja [Partia Përparimtare Serbe] mbetet në pushtet, do të shohim se çfarë do t’i sugjerojë Listës Serbe. Nëse atje ndryshon qeveria, mbetet të shihet nëse do ta mbështesë konceptin e Listës Serbe apo ndonjë model më plural të organizimit të serbëve të Kosovës, formalisht më autonom dhe më pak në lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin në Beograd”, thotë Kamberi.

Milliqeviq nuk beson se ndryshimet brenda Listës Serbe mund të ndikojnë pozitivisht në besueshmërinë e kësaj partie.

Ai thotë se partitë politike duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi dhe ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, në mënyrë që kjo bllokadë të zgjidhet.

“Është e vështirë të pritet ndonjë ribrendim i Listës Serbe, por, po ashtu, nuk ka kuptim të refuzohet votimi për njerëz që nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës për ndonjë ngjarje. Nëse si argument përdoret ende se kush është parë me kë në disa fotografi, kush u takua me kë për një kafe… dijeni që këtyre historive nuk u takon vendi në Kuvend”, vlerëson Milliqeviq.

TË LIDHURA

Kosovë, kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu, autori dyshohet një person me precedent
Kosovo

Kosovë, kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu, autori dyshohet një person me precedent

09:31 | 18/04/2026
E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik
Kosovo

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

18:13 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës
Aktualitet

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Next Post
Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

Protesta masive në Jeruzalem, Netanyahu: Kanë shkuar përtej të gjitha kufijve, po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com