Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Analiza e golave, Elbasani anon nga e djathta dhe “vret” brenda zonës

1 vit ago
in Sport
Analiza e golave, Elbasani anon nga e djathta dhe “vret” brenda zonës

Ivan Gvozdenoviç nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për t’u njohur mirë me skuadrën, sepse sapo veshi “tutat verdheblu” drejtoi skuadrën në tri ndeshje të rëndësishme, ku mori katër pikë.

Mirëpo, me pushimet e fundvitit ka pasur mundësinë të mësojë me detaje për secilin lojtar që po stërvit dhe normalisht pritet të ketë një ide më të qartë rreth skuadrës që do të hedhë në fushën e lojës dhe mënyrën sesi do të luajë.

Nga ana tjetër, “Panorama Sport” i ka bërë një skaner ecurisë së elbasanasve gjysmës së parë të kampionatit, që lidhet me golat. Gazeta është përpjekur të japë një ide sa më të qartë dhe të hollësishme mënyrës sesi verdheblutë i shënojnë dhe pësojnë golat, duke nxjerrë në pah pikat e forta dhe ato që duhet të përmirësojë në vazhdimësi. Së pari, duket se verdheblutë e përligjin si duhet pozicionin që mbajnë në klasifikim, ku janë në mesin e tabelës dhe këtë e tregojnë më së miri golat, ku kanë shënuar dhe pësuar 21 të tillë. Jo vetëm kaq, por edhe mënyra sesi i shënojnë apo pësojnë, ka shumë ngjashmëri me njëratjetrën në këto 19-të javë të luajtura deri më tani në Kategorinë Superiore.

GOLAT E SHËNUAR – Për t’u ndalur tek golat e shënuar, nga 21 të tilla duket se verdheblutë shënojnë me të gjitha pjesët e trupit. Më konkretisht, dhjetë rrjeta kanë ardhur me këmbën e djathtë, pesë me të majtën dhe gjashtë golat e tjerë janë shënuar me kokë. Sa i përket distancës së tyre, bie në sy një dominim i frikshëm i golave të shënuar brenda zonës së portierit kundërshtar, pasi janë realizuar 18-të të tillë, përkundrejt tre rrjetave që janë bërë nga distanca. Mesa duket, verdheblutë nuk besojnë shumë te gjuajtjet jashtë zone, ndaj edhe diferenca është kaq e madhe. Sakaq, 14-të rrjeta elbasanasit i kanë gjetur pas aksioneve të rrjedhshme dhe vetëm shtatë prej tyre kanë ardhur si shkak i goditjeve të ndaluara, që në fund të aksionit janë finalizuar me gol. Në një nga këto goditje të ndaluara kanë realizuar me penallti, pikërisht me golin e Ardit Hilës përballë Tiranës në barazimin 1-1 në Elbasan.

GOLAT E PËSUAR – Interesante janë edhe golat që kanë pësuar elbasanasit deri më tani, ku vihet re një dominim i rrjetave me të djathtën nga ana e kundërshtarëve të tyre. Bëhet fjalë për 16-të të tilla, përkundrejt një me të majtën dhe katër të tjera me kokë. Ndërkohë, ashtu siç pritej normalisht pësojnë më shumë në zonë e portierit të tyre sesa nga distanca, me bilancin 16-5. Praktikisht duket e njëjtë edhe mënyra sesi i pësojnë, me 15-të të tilla që kanë ardhur si pasojë e një aksioni dhe gjashtë të tjera si shkak i goditjeve të ndaluara që kanë pasur në favor kundërshtarët. Ndër to, është edhe një penallti në disfavor që është shndërruar në gol nga Dejvi Bregu kur Dinamo fitonte në fund në “Elbasan Arena” me shifrat e ngushta 2-1.

TË LIDHURA

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori
Sport

Botërori i përket të kaluarës, Shqipëria nis punën për miqësoren më pa vlerë në histori

18:39 | 28/03/2026
24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë
Sport

24 vite mungesë në Botëror, Arda Guler karikon Turqinë: Botërori është ëndrra jonë

11:17 | 28/03/2026
Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës
Sport

Goli i Arbër Hoxhës “tërbon” serbët, por tani është radha e Kosovës

10:01 | 28/03/2026
Next Post
Sanitarja gjendet e pajetë brenda ambienteve të shkollës

Sanitarja gjendet e pajetë brenda ambienteve të shkollës

Një vit jashtë fushave të blerta, rikthim i rëndësishëm te Real Madrid

Një vit jashtë fushave të blerta, rikthim i rëndësishëm te Real Madrid

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje? Detaji që ngre dyshimet

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj rikthehen bashkë pas disa muajsh ndarje? Detaji që ngre dyshimet







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com