Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

1 muaj ago
in Analizë
Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Me bojën ende të njomë mbi paketën e 17-të të sanksioneve të porsamiratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, liderët evropianë tashmë po përgatitin hapin e radhës, të cilin e përshkruajnë si “masiv”.

Por, disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton të bashkëngjitet, pasi po kërkon bisedime për paqe mes Kievit dhe Moskës.

“Kartat që na kanë mbetur kërkojnë, në masë të madhe, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Benjamin Hilgenstock, ekonomist i lartë në Institutin KSE me seli në Kiev, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

“Konkretisht, kjo lidhet me nxjerrjen e naftës dhe gazit rus nga tregjet botërore në sasi të mëdha”, shtoi ai, duke theksuar se vende si India, Kina dhe Turqia nuk do të ndalojnë blerjen e karburanteve fosile ruse, pa trysninë e sanksioneve dytësore amerikane.

Më 10 maj, liderët evropianë e paralajmëruan Rusinë për sanksione “masive” nëse ajo nuk pajtohet me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA-ja. Ata thanë se kërkesa ishte e koordinuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky paralajmërim synonte të paraqitej si një moment vendimtar, por harmonia transatlantike u prish shpejt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk u zotua për armëpushim gjatë një telefonate me Trumpin më 19 maj, por ky i fundit e përshëndeti bisedën dhe nuk dha shenja për sanksione të reja amerikane, duke thënë se vendosja e tyre mund të dëmtonte bisedimet dhe ta përkeqësonte situatën.

Për ta sqaruar: kërcënimi për sanksione “masive” nuk kishte të bënte me paketën e 17-të të BE-së, e cila u shpall më 20 maj, pasi kjo paketë kishte qenë në përgatitje prej kohe.

Një kërcënim bosh?
Tani, liderët evropianë duhet të ofrojnë diçka të madhe, pa mbështetjen e SHBA-së, përndryshe rrezikojnë të duken sikur kanë dhënë një kërcënim të zbrazët.

A do të jenë në gjendje ta bëjnë?

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, beson se po. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja mund të dyfishojë përpjekjet për të ndalur eksportet energjetike ruse.

“Duhet të ndalim burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin e Rusisë dhe makinerinë e saj të luftës. Këto janë eksportet e gazit, naftës, dhe gazit të lëngshëm natyror. Duhet t’i ndalim”, tha ai.

Por në praktikë, vende si Spanja, Holanda dhe Belgjika aktualisht po importojnë më shumë gaz të lëngshëm se një vit më parë. Budrys argumentoi se në tregun global ka mjaft alternativa.

“Ka zëra që thonë, ‘janë shumë të shtrenjta dhe s’mund t’i përballojmë’. Shikoni, ne [Lituania] e kemi bërë tashmë këtë”, shtoi ai.

Por, argumentet për çmimin ilustrojnë pse BE-ja ka hezituar të ndërmarrë sanksione që e dëmtojnë edhe vetë atë – dhe kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Sanksionet do të jenë “masive vetëm kur të jemi të gatshëm të shkojmë përtej asaj që na rehaton”, tha Tom Keatinge, nga Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI) në Londër, në një bisedë me REL-in.

“Me këtë nënkuptoj vetëm kur të jemi të gatshëm të pranojmë pasoja negative për ekonomitë tona”, shtoi ai.

Goditja mbi eksportet e energjisë
Hilgenstock dallon midis vendeve që përdorin gazin e lëngshëm rus për arsye ekonomike, dhe atyre si Hungaria dhe Sllovakia, që kundërshtojnë ndalimin për shkak të marrëdhënieve të ngushta politike me Moskën.

Edhe nëse kapërcehen kundërshtimet ekonomike, konsideratat politike mund të vonojnë ose komplikojnë përforcimin e sanksioneve në këtë fushë.

Liderët evropianë kanë sugjeruar se paketa e radhës do të përfshijë sektorin e energjisë – por ky është një term i gjerë. Disa kanë përmendur edhe masa financiare.

“Është mjaft e paqartë për çfarë konkretisht po flasin”, tha Hilgenstock, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Po i mbivlerësojnë kapacitetet e tyre? Mendoj se po”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një tregues se çfarë mund të vijë më 16 maj.

“Ajo do të përfshijë listimin e më shumë anijeve nga flota e errët ruse”, tha ajo, duke iu referuar anijeve pa pronësi të qartë që përdoren për të shmangur kufizimet mbi naftën dhe produktet e naftës ruse.

Paketa e 17-të e sanksioneve dhe masat britanike të shpallura të njëjtën ditë shtuan dhjetëra anije të tjera, sipas modelit të paketave të mëparshme. Shtimi i mëtejshëm i anijeve do të duket si një hap i zakonshëm, jo diçka e re apo tronditëse.

“Fjalë të mëdha, por pa veprime”
Von der Leyen përmendi gjithashtu uljen e çmimit tavan për naftën ruse – një tjetër masë ndëshkuese e zbatuar pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Por, edhe kjo kërkon pajtimin e SHBA-së për zbatim në shkallë globale.

Tre vite sanksione kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë ruse, por nuk e kanë ndalur agresionin e Moskës.

Megjithatë, duke shpallur masat e fundit, politikanët evropianë shfaqën vendosmëri.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, e quajti Putinin “nxitës lufte” dhe e nxiti të pranonte armëpushimin 30-ditor, duke shtuar se “vonesat në përpjekjet për paqe vetëm sa do të forcojnë vendosmërinë tonë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për të përdorur sanksionet kundër makinerisë së luftës së Putinit”.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në rrjetet sociale se “po përgatiten më shumë sanksione ndaj Rusisë”.

Keatinge paralajmëron se nëse BE-ja nuk e përmbush premtimin për sanksione me ndikim real, kjo rrezikon të minojë besueshmërinë e saj.

“Kjo i jep mjaftueshëm material [ministrit të Jashtëm rus, Sergei] Lavrov dhe të tjerëve për të thënë se ‘evropianët vetëm flasin, por nuk veprojnë’”.

Edhe Hilgenstock ndan të njëjtin shqetësim.

“Po e shohim përgjigjen – ose më saktë mungesën e saj – nga Vladimir Putini ndaj këtij ultimatumi”, thotë ai, duke iu referuar deklaratës së 10 majit për sanksione “masive”.

“Kjo e bën të qartë se çfarë mendon pala ruse”./REL

TË LIDHURA

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë
Analizë

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë

18:32 | 23/06/2025
Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme
Analizë

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…
Analizë

Nga postimet në rrjetet sociale te truket ushtarake, si e mori Donald Trump vendimin për të sulmuar Iranin…

17:48 | 23/06/2025
Next Post
Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës

Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

Natë "e egër" në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

by mirseda
22:24 | 23/06/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të...

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025
Lindja e Mesme në zjarr; teologu shqiptar: Populli kërkon hakmarrje

Lindja e Mesme në zjarr; teologu shqiptar: Populli kërkon hakmarrje

22:06 | 23/06/2025
Spikeri i CNN ndalon transmetimin në Izrael dhe futet në strehim pas sirenave

Spikeri i CNN ndalon transmetimin në Izrael dhe futet në strehim pas sirenave

22:04 | 23/06/2025
Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

21:57 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com