Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ambasadori Zingraf: Akuzat për blerjen e votës të trajtohen pa vonesë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Ambasadori Zingraf: Akuzat për blerjen e votës të trajtohen pa vonesë

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në një deklaratë (28.04) për zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2021 e vlerëson ditën e zgjedhjeve “të qetë dhe thuajse kudo të paqtë”.

“Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, tregon qartë dëshirën për të bashkëvendosur. Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë”, thekson ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Akuzat dhe ankesat për zgjedhjet të trajtohen pa vonesë

Lidhur me  akuzat dhe ankesat për zgjedhjet mes tyre edhe ato për shitblerjen e votës, ambasadori Zingraf thekson se “ato duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”, shprehet ai.

Ai vlerëson vetëpërmbajtjen dhe maturinë e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve. “Shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Qeveria e PS  do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash,” vë në dukje ambasadori gjerman Zingraf në deklaratën e tij.

Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për opozitë të fortë

Ai ka përgëzuar Partinë Demokratike,“që ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit:”

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj,” përfundon deklarata e ambasadorit gjermannëTiranë, Peter Zingraf për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. /DW/

Tags: ambasadori gjermanblerja e votespeter zingraf

TË LIDHURA

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash
Aktualitet

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

09:17 | 04/02/2026
Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar
Aktualitet

Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

09:12 | 04/02/2026
Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Next Post
Harris-Pelosi, moment historik gjatë fjalimit të Presidentit Biden

Harris-Pelosi, moment historik gjatë fjalimit të Presidentit Biden

E fundit / Tentuan të trafikonin 10 kg kanabis në Greqi, në pranga 4 shtetas

E fundit / Tentuan të trafikonin 10 kg kanabis në Greqi, në pranga 4 shtetas

Rama: Partia Socialiste është krijuar për të bërë gjëra të vështira

BIRN: Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Ramës mandatin e tretë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, në gjyq 3 persona
Aktualitet

Jepnin fajde duke përfituar shuma të mëdha parash, Prokuroria Korçë mbyll hetimet, në gjyq 3 persona

by mirseda
11:18 | 04/02/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në...

Përshkallëzohet protesta për resortin në Rrjoll ,Përplasje me policinë, banori humbet ndjenjat

Përshkallëzohet protesta për resortin në Rrjoll ,Përplasje me policinë, banori humbet ndjenjat

11:15 | 04/02/2026
Akuzohet në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet

Akuzohet në Itali si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonin lëndë narkotike, arrestohet

10:52 | 04/02/2026
Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

Përplasja e motoskafit të emigrantëve me Rojen Bregdetare në Greqi, shkon në 15 numri i viktimave!

10:10 | 04/02/2026
Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

Rreth 5 vite burg për dy shqiptarët në Angli/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit

10:03 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com